“Time” e përfshin shqiptaren Mira Murati në majë të listës së njerëzve që po bëjnë revolucion!

6 Shtator 2024, 08:24Hi-Tech TEMA
“Time” e përfshin shqiptaren Mira Murati në majë

Gazeta prestigjioze amerikane “Time” ka përfshirë emrin e shqiptares Mira Murati në mesin e 100 personave më me ndikim në teknologjinë që po bën revolucion në botë – inteligjencën artificiale.

“TIME 100 AI” nderon figurat që po bëjnë hapat gjigantë të transformimit teknologjik.

Listës i prin shefi i Googleit, Sundar Pichai, ndërsa Mira Murati është në listën e inovatorëve.

Shefja e teknologjisë në gjigantin OpenAI, sipas shkrimit të “Time”, ka qenë një prej figurave udhëheqëse në rritjen meteorike të kompanisë. Ajo ka qenë një prej personave kyç në zhvillimin e modeleve ChatGPT dhe DALL-E të cilat bënë që bota të mësojë se çka është inteligjenca artificiale. Aty është shkruar edhe për rokadën me pozitat brenda OpenAI-së.

Murati është vlerësuar si udhëheqëse në kompani edhe për versionin e ri të robotit me të cilin po komunikojnë njerëzit, GPT-40, falë edhe interaksioneve me zë në kohë reale.

5 Komente

  1. A
    Atila

    Nje pyetje, thjesht nese eshte vijim geni apo jo: ka lidhje Mira me prof e madh Ferid Murat?

    Përgjigjjuni
    1. B
      Ben

      Shikoni ndonje Shqiptar te shquar ne Shqiperi se femijet tane jane krijuar ne perendim dhe nuk jane prodhim i Shqiperise! Vetem gjaku eshte Shqiptar qe nuk tregon asgje! Nese Shqiperia do te ishte me te vertete demokratike dhe me shtet ligjor te gjithe aty do te ishin dhe Shqiperia do te behej edhe me e bukur!

      Përgjigjjuni
      1. s
        shqip

        Ben-ka shume shqiptare te lindur e te formuar ne Shqiperi qe punojne ne sektoret me te rendesishem ne vendet ku kane emigruar. Me beso, eshte nje liste e pafund. Ajo per te cilen keni te drejte, eshte se shkolla jone u shkaterrua per motive thjesht komerciale e politike. Ne nje vend me 3 miljon banore, u hapen universitete private ne gati cdo qytet te Shqiperise. Te tere keto palo universitete diplomuan individe pa asnje fare pregatitje akademike dhe sot kemi ne cdo institucion nga keta qe kane mbaruar universitetin pa kaluar me pare shkollen e mesme. E cfare mundet te presesh nga keta individe? Nga ana tjeter, femijet shqiptare te cileve ju jepet mudnesia qe te studjojne ne nje shkolle me peshe, e tregojne veten duke dale shume mbi te tjeret dhe kjo eshte per merite te inteligjences natyrale te kombit tone.

        Përgjigjjuni
        1. B
          Baliu

          Gjaku shqiptar tregon gjithqka.

          Përgjigjjuni
        2. T
          Tit Vasili

          Po eshte kushurira e Admir Murati, trurit te grupit si grabiten parate ne Rinas , pra jane si familje inteligjente

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje