Sulm me thikë në një park në Gjermani, dy të vdekur dhe disa të plagosur

22 Janar 2025, 13:59Bota TEMA
Sulm me thikë në një park në Gjermani, dy të vdekur dhe

Një sulm i rëndë me thikë ka ndodhur në Gjermani, ku sipas raportimeve paraprake dy persona kanë mbetur të vrarë.

Akti i sulmit ka ndodhur në një park të Aschaffenburg dhe sipas të dhënave të policisë janë gjetur 4 persona të plagosur ku mes tyre ka dhe fëmijë.

Sipas informacioneve të gazetës "Bild" mësohet se mes dy viktimave është dhe një fëmijë, ndërsa raportohet nga policia se janë arrestuar dy persona, por nuk ka të dyshuar të tjerë.

Burimet policore bëjnë me dije se arsyet e krimit janë të ende paqarta, ndërsa një i dyshuar ka tentuar të arratisej mbi shinat hekurudhore.

Ndërkohë polica është duke punuar për zbulimin e kryerjes së krimit.

Lini një Përgjigje