12 vite nga vrasja e 4 protestuesve, provat e reja mund të çojnë në arrestimin e zyrtarëve të lartë

21 Janar 2023, 09:23Kronika TEMA

12 vite nga vrasja e 4 protestuesve, provat e reja mund të

Si sot, 12 vite më parë, më 21 janar të vitit 2011 u regjistrua një ngjarjet më të rënda në periudhën post-komuniste të Shqipërisë. 

Katër protestues u vranë në bulevardin "Dëshmorët e Kombit" në demonstratën kundër Qeverisë, të gjithë të qëlluar mes orës 16:00-16:10.

Ziver Veizi, Faik Myrtaj dhe Hekuran Deda vdiqën atë ditë, shtatë të tjerë u plagosën, mes të cilëve dhe Aleks Nika, i plagosur rëndë i cili ndërroi jetë në një spital në Turqi.

Pamja e parë e personit të dyshuar si një ndër efektivët që qëlloi mbi turmën ishte ajo e Agim Llupos në bodrumin e kryeministrisë, i vendosur sipas një plani masash që më pas u identifikua si grupi i zjarrit.

Grupi hetimor firmosi 6 urdhra arresti për drejtuesit e Gardës së Republikës, dy të dënuar nga Gjykata e Apelit, komandanti i Gardës Ndrea Prendi me 1 vit burg dhe gardisti Agim Llupo me 3 vjet burg. Por kjo nuk mbetet këtu, pasi ssipas familjarëve çështja duhet t’i kalojë SPAK-ut, për të dënuar të gjithë fajtorët që vrarënë e plagosët atë ditë. 

Por, ngjarja sot e kësaj dite konsiderohet ende si e pazbardhuar, pasi mbi dy viktima ende nuk dihet se kush ka qëlluar. Familjarët enden ende dyerve të gjykatave duke kërkuar drejtësi.

Ditën e djeshme, gazetari i kronikës, Artan Hoxha publikoi për herë të në emisionin "Zona Zero" në Top News disa përgjigjime që tregonin qartë se urdhëri për vrasjet e 21 Janarit të vitit 2011 ishin dhënë nga lart.

Përgjimet i përkasin një kanali radiojeje, ku ishte pjesë vetëm kreu i Gardës, në atë kohë Ndrea Prendi me vartësit e tij, si dhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit dhe drejtori i Policisë së Tiranës në atë kohë. Sipas gazetarit, ai material është ruajtur nga një vend aleat.

Gazetari Artan Hoxha deklaroi se ky përgjim i është dhënë familjarëve të të ndjerit Aleks Nika, të cilët do t'ja u dorëzojnë organeve të drejtësisë. Ai shtoi më tej se nuk e ka publikuar audion origjina, për faktin që të mbetet provë për hetimet.

Mbetet të shihet nëse SPAK do rihapë këtë çështje mbi bazën e provave të reja që mund të çojnë dhe në arrestimin e zyrtarëve të lartë në atë kohë.

2 Komente

  1. m
    mos e lodhni kot kete popull budalla

    sot eshte e shtune dhe neser e diel,dhe aspaku e ka pushim.deri te henen qe fillon java e re gjerat jane harruar se do dali ndonje ngjarje tjeter......

    Përgjigjjuni
    1. F
      Fisniku i Freskut

      Floriri i Kerrabes dhe 21 jnri 2011-jane dy "provimet e shtetit" per kryetarin e ri te SPAK-ut, Altin Dumani. Shpresojme t'i kaloje me sukses!

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje