Berisha dhe tuneli sekret i Thesarit në Krrabë, dëshmia e Izet Haxhisë

20 Janar 2023, 18:28Kronika TEMA

Berisha dhe tuneli sekret i Thesarit në Krrabë, dëshmia e Izet

Sali Berisha i është shmangur me sa ka mundur dëshmive të Izet Haxhisë. Thuajse asnjë gazetar nga ata që e intervistojnë apo deputet në Parlament nuk ka patur kurajon ta pyesë drejtpërdrejtë për ato që deklaronte ish-njeriu i i tij i afërt.

Megjithatë, në një intervistë dhënë në 17 shtator 2014 për gazetaren Eni Vasili, kjo e fundit e pyeti për akuzat e ish-truprojes së tij.

Sapo ishte botuar në Dita intervista e parë e Izet Haxhisë nga Turqia pas një dekade e gjysëm në arrati.

Gazetarja: Njerëz që punonin afër jush, kanë disa akuza se ju keni mbajtur anë në konfliktin e tmerrshëm në Tropojë. E kam fjalën për një intervistë të Izet Haxhiajt në gazetën Dita…

S.Berisha: Të fusësh në emision një vrasës… Ky zotëri, së bashku me vëllezërit e tij, të cilët janë në burg, ka qenë pjesëmarrës aktiv në një vrasje. Ky është një vrasës…. Ka pasur vëllanë oficer policie në ditën e vrasjes. Kjo intervistë është botuar nga djemtë e Arta Dades…

Gazetarja: Por a do zbardhet ndonjëherë çfarë ka ndodhur realisht në Tropojë? A ka kapacitet drejtësia jonë?

S.Berisha: Së pari, çfarë ndodhi në Tiranë… këtu u ekzekutua tribuni i lirisë shqiptare nga njerëz me uniformë. Oficera, majora, kolonelë të policisë. Po si e ekzekutuan ata? Pa mbështetje politike në asnjë mënyrë.

Ky akt ka pasur mbështetje të qeverisë nga Tirana, deri në Tropojë, ata kanë shkuar pa u ndalur kurrkund. Një pjesë kanë shkuar te Nehat Kulla. Unë…

Gazetarja: A duhet rihapur dosja “Hajdari” dhe a ka kapacitet drejtësia jonë për të dhënë një verdikt të drejtë?

Drejtësia jonë duhet të hidhte dritë, sepse në Tropojë ka qenë vendi me më pak vrasje në gjithë vendin, nga viti 1900, deri 1997, vrasjet numërohen me gishtat e një dore.

Më shumë ka vrarë një i çmendur që rastisi të ishte një skizofren që vrau njerëz me armë në rrugë në vitin shtatëdhjetë e ca, se sa të gjithë vrasjet e ndodhura në krahinë.

Vrasjet pas i ka nxitur vetëm qeveria… Dëshmitë e vrasësve si puna e atij që bashkëpunon me Dabullat, me shpresë se do marrë ndonjë kockë prej tyre…

(gazetarja e ndërpret duke i thene qe do flasin me vone per kete)

Gjatë kohës që Berisha fliste në TV, redaksia e Ditës u lidh në linjë telefonike me Haxhinë në Turqi.

Në këtë prononcim ai përmend edhe vjedhjen e Thesarit të Krrabës, çështje e cila është rihapur pas një vendimi të Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar që urdhëron SPAK të hetojë për vjedhjen e Thesarit dhe nëse vjedhja lidhet me pasuritë e Metës dhe Berishës.

Më poshtë përgjigja e Izet Haxhisë nga Turqia për Berishën:

“… Zoti Berisha, kush asht vrasës, unë apo ti? Fatmir Haklaj, nga i cili të shkonin shtatë nga frika u vra nga terroristi dhe miku yt personal Anton Gjergji, që takohej me ty para operacioneve që kryente në Tropojë.

Kush ja çoi armët në Vlorë për luftën mes bandave rivale, bandës së Kakamit..? 

Në grupin e zjarrit që vranë më 21 janar, kishte persona afër teje që vranë të pafajshëm në mars ‘97 në Përmet.

Kush dha urdhrin për vendosjen e bombës tek lokali i Lush Përpalit, bombën tek Fondacioni Soros, tek makina e Arben Ujkës? 

Personi që vrau policin nga Tepelena më 13 mars, a është sot miku jot dhe a ka gëzuar poste në qeverisjen tënde?

Kush e vodhi thesarin në Krrabë në mars ’97, pasi njerëzit e mij i tërhoqe nga ruajtja dhe aty u fut grupi i Xhahit Xhaferit?

A të kujtohet pse u ndamë përfundimisht bashkë? Për moszbatimin e cilës porosi? Më porosite që të bombardoja një ambasadë të një vendi mik, ambasadoren e të cilës e quajte lavire e që duhej ndëshkuar. Kujtohu pak..

Të kujtohet kur më kërkove që të dërgoja njerëzit e mi që me autoblinda të shtypnim tropojanët që urreje? Të kujtohet kur u largova nga Presidenca me njerëzit e mi dhe ngele vetëm dhe nga frika që të kapi, fusje gruan e vajzën të më merrnin në telefon e të më luteshin që të kthehesha?

Kush e dha urdhrin mbrëmjen e 13 shtatorit kur the duhet të hakmerremi ndaj Fatos Nanos që pastaj e bëre mik? Pse i ndërron vrasësit sipas kohës? Ti je vrasësi, jo unë”.

8 Komente

  1. P
    Perse nuk merret seriozishte nga Spak Izeti ?

    Ktu nga ky ballafaqim duket qarte se berisha jovetem ka urdehruar te gjitha Krimet qe jane bere ne Shqiperi ,por sigurishte qe Ai ka Vjedhur edhe Thesarin e Shtetit me Miratimin e ilir metaj athere e bene Planin e transferimit te Thesarit te Shtetit nga Tynelet e Skraparit ne Bunkierin e Krrabes dhe me qesharaklja e shpelarit eshte se , si idiot i lindur qe eshte ,deklaroj pasi E Zhduku Thesarin se Njerzit e tij qe ruanin Bunkerin ne Krrabe kapen nji Bari qe kulloste bagetine aty prane dhe duke pasur edhe Bordellon e Drejtesise nen Hyqem i urdehroj ta arrestonin Cobanin e dhenve dje Arin ta mbante ne Kullen e tij me Roje ne vicidol ose ne Greqi sipas nji zeri tjeter . pra vetem ne Shqiperi ne ate Bordello Dreqesie , mundet te diskutohet akoma se Kush e ka sot ne Posedim Arin e Thersarit te Shtetit . Por ndodh ,sepse si e dijme Drejtesia eshte pjes e Krimit te salih berishes ne gjithcka ai i ka bere Shqiperise . Kjo sdo shume Fakte !

    Përgjigjjuni
    1. J
      Juliano

      Kuptohet që SPAK të ha munë, arsyja është e thjeshtë, sepse aty ka akoma njerëz kamikazë të berishës dhe meta/j, ku janë futur si të infiltruar për të bërë punën që u kërkojnë këto dy këllira dhe dy vrases që i bashkon ideali i të keqes. SPAK me krajën në krye tregoi që është e dhjerë përpara këtyre dy padronëve, ku gabimi më i madh është se kraja u mbajt prap në atë institucion, që do të thotë se, SPAK do mbetet në kujtesën e shum përfolur dhe të kthimit të besimit te drejtësisë për shqiptarët, si institucion i përlyer dhe qesharak në punën e luftës korropsionit. Sot prokuroria të arreston kur dojë dhe si të dojë, pa prova vetëm sepse duhet të deskrititohet jeta e një tjetri. Si mundet të punojë për luftën kundra korrupsionit vetë ish kreu kraja, ku dihen lidhjet e tijë me saliun dhe metën, ai vetëm se do mbajë në informacion të plotë rreth ngjarjeve nëse SPAK do hetojë për këta dy vrasësit, ku ai kraja, është njeriu që mbajti Llallën deri sa i mundësoi largimin nga shqipëria si zotni, duke dalë nga aeroporti si qytetar pa kurfar detyrimi me drejtësinë. Faji nuk është vetëm i krajës, këtu dhe kryeministri aktual, kurrë nuk e ka zënë me gojë ikjen e Llallës dhe as ekstradimin e tij. Histori suksesi me SPAK do shohim shumë si me armiqtë imagjinar të shteti komunist. Ju dhjeva mu në SPAK dhe ato që mban SPAK si punonjës që do luftojnë korrupsionin dhe krimin, ku bashkëpuntorët i ka prokurorë.

      Përgjigjjuni
      1. K
        Klevi jam kerrici i Faros

        Familja Berisha dh e Meta Metaj jane kriminele , hajdute, mafjoze , bandite shpifes , genjeshtare qe duhen ndeshkuar sa me pare qe te qetesohet Shqiperia.

        Përgjigjjuni
        1. V
          Vranakonti

          Eh sa gjynahe ka Sali Berisha! Eh, sa keq qe nuk kemi drejtesi ne shqiperi dhe ajo qe eshte,e ka mare perropia,eshte shitur te kryekrimineli sali Berisha,eshte super e korruptuar. Izet Axhija qendron kot ne burg, ate e kane denuar prokuroret dhe gjykatesit e plepave te Sali Berishes.

          Përgjigjjuni
          1. a
            astrit

            Per te tjerat nuk di çte them per Krraben ja fut kot. Por Kraba si institucion i nje rendesie te veçante rruhej nga polic te repartit te objekteve. Ne kete vend perveç thesarit te bankes ishin arkivi i ish Ministrise se Brendeshme Ku SHIK kishte dokumentacionin e vet e Ministria e Brendeshme kishte dokumentacionin e vet. Kur kemi vajtur ne objekt te nesermen e vjedhjes dhe shkatarimit te arkivave, dera e blinduar e thesarit nuk ishte e hapur, arkivat ishte shpartalluar e dokumentat gjendeshin gjithandej ne ate teritor. Pjestaret e Renes vendosen disa mina te dera e thesarit nje dere hekuri me permasa shume te trasha e qe kodin e hapjes e kishte banka, dhe perhapem ne Krabe e perreth qe vendi eshte i minuar dhe u rivendosen policet e objekteve ne vendroje. Nuk ishte detyra e Xhahit Xhaferit te merej me arkivat apo me thesarin.

            Përgjigjjuni
            1. M
              Mira

              Gjykatat dhe SPAK po gjallerohen me provat e reja qe kane dale dhe sivjet Shqiperia shpresojme me ne fund te clirohet nga dy perbindeshat e korrupsionit, kryekrimnelet dhe kryehajdutet Sali Berisha dhe Ilir Meta!

              Përgjigjjuni
              1. a
                azem bejta

                Sala është vrasesi dhe hajni më i madh në 100 vitet e fundit në Shqiperi

                Përgjigjjuni
                1. S
                  Shaqo Bregu

                  Ja cfare duhet thene per te gjitha fazetat dhe TV, qofte te Sali Kermes, qofte te Edvin Brekushit: Kur nuk kafshoni dot, perse tregoni dhembet! Ja ahkruat e shkruat e shkruat dhe keni shkruar e jeni shkruar e jeni shkruar e do te cazhdoni te shkruani per 21 Janarin! Po pastaj? Cili eshte perfundimi? Nje vrime ne uje! Saliu mbas cdo 21 janari mburret me shume dhe behet me i forte, po ju te medias?

                  Përgjigjjuni

                  Lini një Përgjigje