
15 vite pas tragjedisë së Gërdecit, vajza e një prej viktimave të ngjarjes së rëndë, Denisa Hasaj ka rrëfyer sesa e vështirë ka qenë jeta pa të ëmën por edhe pritshmëritë që do donte të shihte nga drejtësia.
Denisa sot është 19 vjeç dhe studion në Fakultetin e Drejtësisë. Ajo shpjegon se ka qenë zvarritja e kësaj ngjarjeje shumë të rëndë ajo që e ka nxitur të vendosë drejtësi, teksa theksoi se do i shkojë kësaj çështjeje deri në fund dhe se është e sigurt që për këtë akt ka një përgjegjës.
"Unë quhem Denisa Hasaj dhe kam humbur mamin. Kam qenë 4 vjeç. Ngjarjen ma kanë shpjeguar se kam qenë shumë e vogël, por me kalimin e viteve kam lexuar dhe i kam kuptuar vetë disa gjëra.
Po kam dhe një vëlla më të madh.
Pas tragjedisë kemi pasur babin dhe njerkën… E kam ndjerë mungesën e saj por jo aq shumë, im atë është munduar të mi plotësojë të gjitha. Unë jam 19 vjeçe në Fakultetin e Drejtësisë.
E zgjodha sepse më pëlqen shumë të vendos drejtësi, të kërkoj drejtësi për time më. Dua ta hap çështjen nga fillimi sepse s’është bërë asgjë. U bënë 15 vite dhe kjo çështje zvarritet. Dua që kjo çështje të shkojë deri në fund. Jam e sigurt që ka fajtor. Dhe kjo çështje duhet t’i shkohet deri në fund. Dua të dënohen me burg ata që e meritojnë."- tha Denisa Hasaj.
Shqiptaret i keni te gjithe me Ju . Te gjithe kerkojne thell ne zemrat e tyre qe te behet Drejtesi per gjithe Viktiḿat e Gerdecit bere nga Kafshet e Krimit Politike ,qe nuk kan denjuar ala pas kaq vitesh as te Kerkojne Falje -gjithe Familjeve te cilve i vrane te afermit . Eshte per te ardhur keq per kte shoqeri e cila nuk mbeshtet dhe proteston per te Drejten e Jetes
E moj vajze sa te behesh ti per te vendosur drejtesi,Shqiperia do jete shperbere.Ketu do kete vetem iraniane,afgane,bangladeshas dhe si rjedhim nuk ke kujt tia kerkosh te drejten