
Katër efektivët që dhunuan shqiptarin e dënuar në Selanik janë liruar ditën e djeshme pasi kanë kërkuar falje përpara hetuesve.
Shqiptari nga Puka, Saimir Zefi publikoi një videomesazh ku tregoi dhunën mizore të bërë nga 4 policët grekë, të cilët pas ankesës së të riut shqiptar u justifikuan se i dënuari e kishte bërë vetë të gjithë ngjarjen.
Sipas informacioneve rezultoi edhe nga deklarimet e nëntë të burgosurve të tjerë që ndodheshin në autobusin e transferimit nga Selaniku në burgjet e Korydallos, policia i vendosi një helmetë dhe pranga shqiptarit që mos të dukeshin shenjat.
Tre policët dhe shefi i tyre u dërguan më herët në prokurori të akuzuar për torturë dhe fyerje të rëndë. Gjithçka u zbulua pas ankesës së bërë nga i dënuari shqiptar në burgjet greke. Ky i fundit vuante dënimin për grabitje dhe trafik droge, por ende nuk është bërë me dije identiteti i tij.
Në një intervistë motra e Saimir Zefit është shprehur se kishte dëgjuar vëllain e saj teksa kërkonte ndihmë nga prindërit e tij gjatë momentit që efektivët po e dhunonin në sy të tyre.
Nqs unë do isha në krye të shtetit shqiptar apo grek njerëz si ky do ishin të vdekur. Dënimi me vdekje është pak për hajdutët dhe shitësit e drogës. Vafsh në Ferrari!