Del VIDEO e re, momenti kur Audi “fluturon” për rreth 30 m dhe përplaset vertikalisht në mur

14 Mars 2023, 20:11Kronika TEMA

Del VIDEO e re, momenti kur Audi “fluturon” për rreth 30 m dhe

Janë publikuar pamje të reja të aksidentit tragjik me 3 të vdekur dhe 3 të plagosur, të ndodhur më 9 Mars në Unazën Lindore të Tiranës. Pamje e reja hedhin dritë mbi dinamikën e plotë të aksidentit nga goditja e guardrail, deri tek goditja vertikale e mjetit në murin ndarës të nënkalimit.

Video në fjalë është filmuar nga një tjetër kënd i rrugës. Në të shihet makina Audi me targë AB 008 MJ, që drejtohej nga 20-vjeçari Klevis Ruçaj, e cila vjen me shpejtësi drejt rrethrrotullimit të TEG-ut, duke u përplasur fillimisht me barrierat metalike në rrethrrotullim. Më pas fluturon në ajër, krijon kontakt fizik me kofanon e makinës Hyundai dhe përplaset me forcë të madhe, vertikalisht, duke shtypur kabinën në murin anësor të rrugës.



2 Komente

  1. B
    Bir Selman i nenes, ke te qaj me pare

    Ah pika gazetareve.....

    Përgjigjjuni
    1. A
      Arbërori

      Gazetarë talebanë..

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje