
Elena Hysa, ish-partnerja e vrasësit serial Dan Hutra ka rrëfyer momentet e ngjarjes së rëndë si dhe ka folur për raportin që kanë pasur bashkë.
Në një intervistë për “Me Zemër të Hapur” ajo tha se edhe për borxhin që Hutra i kishte dhënë Marjana Gurakuqit, të dashurës së tij, ishte në dijeni. Ajo e përshkruan si një njeri maniak e të dhunshëm Dan Hutrën.
Pjesë nga intervista:
Anila Ahmataj: Ky pretendon se kësaj Marjanës i kishte dhënë lekë borxh, ose i kishte dhënë një shumë të caktuar parash. Ke dëgjuar ndonjëherë në marrëdhënien tuaj?
Elena Hysa: Po e kam dëgjuar, sa e vërtetë është nuk e di.
Anila Ahmataj: Të thënë nga goja e Danit?
Elena Hysa: Po
Anila Ahmataj: Po për çfarë ja kishte marrë, po ju si keni reaguar asaj kohe? Pse kjo femër në jetën tënde kur ai ishte me ty?
Elena Hysa: Ai është maniak
Anila Ahmataj: Që do të thotë?
Elena Hysa: Do të thotë që s’don t’ja di për askënd
Anila Ahmataj: Po në marrëdhënien seksuale, a të ka dhunuar, ishte i dhunshëm?
Elena Hysa: Edhe më ka qëlluar nga një herë, por janë shumë të dhunshëm si fis….
Lini një Përgjigje