“Vrasësit profesionistë kanë emigruar, ngelën vetëm amatorët”, SMS nga burgu për atentatin në Don Bosko

14 Mars 2023, 09:10Kronika TEMA

“Vrasësit profesionistë kanë emigruar, ngelën

Eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço ka treguar detaje të reja mbrëmjen e sotme në “Top Story" rreth ngjarjes së djeshme në Don Bosko, në lidhje me teknikat e gjuajtjes dhe armët e përdorura.

Ndër të tjera ai tregoi edhe një mesazh që i erdhi në moment nga një i burgosur i cili i tha se në Shqipëri kanë mbetur vetëm amatorë dhe se profesionistët janë larguar jashtë vendit.

“Kallashnikovi ka një problem natën, është një armë që deri në 300 metra ka objektiv që bën qitje shumë të saktë. Ka 600 raunde në minutë, 710m/s e ka shpejtësinë plumbi.

Ti merr shënjestër në vendin e parë e pastaj vetëm mbyll sytë dhe nuk e di a e kanë parë këtë vajzë që levzite në bar.

Një mesazh që më vjen këtu, personi nuk është i lirë por s’kemi pse, ‘mirëmbrëma, ka informacione se vrasësit profesionistë kanë emigruar, këtu kanë ngelur amatorët’. Është fatkeqësi për ta thënë, por po na bëjnë dëm këta amatorë”, tha eksperti. 

 

3 Komente

  1. R
    Roçka pe korçe

    cudi, te burgosurit me cellular I polici muti

    Përgjigjjuni
    1. B
      Bimi

      Tu hiqet liçenca ketyre jo profesionisteve.

      Përgjigjjuni
      1. x
        xha Beqo

        eskperti i kriminalistikes me lidhje shume te ngushta me krimin...

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje