Gjykata e Tiranës tregon arsyet për lirimin e Fatjon Muratit

13 Mars 2023, 16:00Kronika TEMA

Gjykata e Tiranës tregon arsyet për lirimin e Fatjon Muratit

Gjykata e Tiranës ka dalë me një komunikatë për mediat ku sqaron vendimin për lirimin nga burgu të Fatjon Muratit, duke i caktuar masën nga “arrest me burg” në “arrest shtëpie”, i arrestuar për një bazë arsenali armësh në Tiranë.

Gjykata, thekson se vendim i marrë me formë të prerë me 16 janar 2023 për lirimin e Muratit, asnjëra prej palëve të përfshira në gjyq, nuk e ka ankimuar.

Fatjon Murati është pronari i lokalit ku ndodhi ngjarja e rëndë mbrëmjen e së dielës në “Don Bosko”. Në atentat u vra banakierja Mimoza Paja dhe mbetën të plagosur edhe 6 persona, mes tyre edhe një e mitur 10-vjeçare. Të plagosurit janë Sahit Murati, Astrit Meraj, Emanuele Sala, Ermir Bejçuku dhe Genc Shohalli.

Fatjon Muratit iu ndryshua masa e sigurisë në dhjetor të 2022, dy muaj pas arrestimit. Ai u arrestua tetorin e vitit të kaluar, pas zbulimit të një arsenali armësh në një apartament në zonën e Farkës, bashkë me shtetasin Kristjan Gjini.

Shpjegimi i Gjykatës: 

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendimin e arsyetuar, me numër 1575/1, datë 11.10.2022, pasi ka shqyrtuar kërkesën e prokurorit për “Vleftësimin e arrestit të kryer në flagrancë” si dhe “Caktim mase sigurimi”, ndaj personit nën hetim Fatjon Murati, ka vendosur: “Vleftësimin e ligjshëm të arrestit në flagrance dhe caktimin e masës së sigurimit “Arrest në burg” ndaj personit nën hetim Fatjon Murati.

Me vendimin Nr. 1575/2, datë 28.12.2022 Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë[1], Gjyqtari i hetimit paraprak, pasi ka shqyrtuar kërkesën me objekt: “Zëvendësimin e masës së sigurimit caktuar ndaj personit nën hetim Fatjon Murati”, pasi ka administruar: provat shkresore (të dorëzuara nga palët), të gjitha rrethanat e reja, të ndryshuara, ka konstatuar ndryshimin/zbutjen e akuzës penale në ngarkim të këtij shtetasi, nga vepra penale e “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” parashikuar nga neni 278/1 i Kodit Penal, në atë të parashikuar nga neni 278 paragrafi i 3-të i Kodit Penal (për të cilin parashikohet një marzh dënimi 1-3 vjet burgim), ka verifikuar të gjitha rezultatet në të cilat ka arritur hetimi paraprak, i cili ka rezultuar i përfunduar, të cilat në zbatim të nenit 260 të K.Pr.Penale, ndryshonin dhe zbutnin ndjeshëm pozitën proçedurale të këtij shtetasi, në kuadër të këtij proçedimi penal, referuar të gjitha argumenteve ligjore, të pasqyruara në vendimin e arsyetuar, Gjykata ka vendosur: “Zëvendësimin e masës së sigurimit nga “Arrest në burg” në atë të “Arrestit në shtëpi”, parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale, ndaj shtetasit/ tashmë në cilësinë e të pandehurit Fatjon Murati.

Në datën 16.01.2023, ky vendim ka marrë formë të prerë, i pa-ankimuar nga asnjëra prej palëve ndërgjyqëse.
Në datën 17.01.2023, është depozituar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë, Dhoma Penale, kërkesa me objekt: “Dërgimin e çështjes në gjyq, për të pandehurin Fatjon Murati, i akuzuar për veprën penale të “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, parashikuar nga neni 278 paragrafi i 3-të i Kodit Penal.

Në datën 20.01.2023, është regjistruar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë, Dhoma Penale, kërkesa me objekt: “Dërgimin e çështjes në gjyq, për të pandehurin Fatjon Murati, i akuzuar për veprën penale të “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, parashikuar nga neni 278 paragrafi i 3-të i Kodit Penal.

Në datën 27.02.2023, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, gjyqtari i seancës paraprake, ka disponuar me vendim për “Dërgimin e çështjes penale në gjyq”, në séance themeli, dhe vijimin e gjykimit të kësaj çështje, në kuadër të gjykimit me ritin e posaçëm, atë të Gjykimit të Shkurtuar. Aktualisht çështja penale vijon në gjykim.

Bashkëngjitur këtij komunikimi, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, vendos në dispozicion kopjet e anonimizuara[2] të vendimeve të sipër cituara (të disponuara në arkivën e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë), në formatin PDF.

Bazuar në nenet 103, 104, 105 të Kodit të Proçedurës Penale, ndalohet publikimi i akteve (sekrete dhe jo sekrete), qoftë edhe i pjesshëm i tyre, deri në përfundimin e hetimeve paraprake, sikurse edhe i akteve të shqyrtimit gjyqësor kur gjykimi bëhet me dyer të mbyllura.

10 Komente

  1. S
    Sqepari

    "Vendimi i paankimuar nga asnje pale..."... hahaha, sa qesharake gjykates! Po pse, e ka problem bota e krimit qe t'i paguaje te gjitha palet?

    Përgjigjjuni
    1. x
      xha Beqo

      pikerisht, publkut i duhet emrat e gjyqtarit/-es te seances se hetimit paraprak dhe prokurorit/-es

      Përgjigjjuni
    2. d
      drilon

      Shikoni sa gjykata te degjeneruara ka ky vend, kapet me arsenal armesh dhe lirohet nderkohe kur kapesh me nje thike mbahesh ne burg.

      Përgjigjjuni
      1. P
        Pilo Lala

        Prokuroret, gjyqtaret jane kriminelet e vertete. Punonjesit e Shtetit te mbajne pergjegjesi penale, se po shkaktojne viktima me vendimet e tyre ne kundershtim me Ligjin. Verini hekurat trupit gjykues qe e la te lire nje kriminel, dhe kundershtaret vrasin nje grua te pafajshme e punesuar ne pronat e tij te bera me vrasje, droge, prostitucion. Vetem keshtu pastrohet administrata, duke i penalizuar ata qe mbrojne kriminelet.

        Përgjigjjuni
        1. r
          rony

          Oh te q***** robt para e mbrapa o gjygjtar leshi, kellire dhe me siguri qe te kane paguar mire, qe e ndryshove vendimin nga arrest me burg ne tallava verdalle neper pazar, se te te gjithe e dine mire se si e qysh zbatohet arresti ne shtepi,,,, Po ti o moter kurve gjygjtar, si ke edhe bythe qe mundohesh te justifikosh kete rast,, E kupton i cdo te thotenga ana ligjore, Prodhim armesh shperthyese dhe municione" E kupton ti cfare rrezishmeri e ka dikush qe kryen kete gje,, se nuk po prodhon ballakume per diten e veres o fytyremut,,, por po prodhon arme shperthyese dhe municione shperthyese vrasese o palle, E lexon ti ligjin apo vari leshte,... “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, parashikuar nga neni 278 paragrafi i 3-të i Kodit Penal. Cdo ditee me shume po bindem qe vertete me gishtat e dores mund te jene ata gjykates apo prokurore qe und te kene dinjitet dhe profesionalizem,, eh eh shumica jane si ty derra te krimbur me leket e krimit.

          Përgjigjjuni
          1. t
            tani

            normal qe nuk e ankimon asnje pale se kane marre qindra mijera euro gjykates-prokurore. plumbin e hengri ajo e shkreta

            Përgjigjjuni
            1. R
              Realisti

              Emrat e gjykatesve ?

              Përgjigjjuni
              1. X
                Xoni

                Hajde argument hajde....nuk ka ankimim per vendimin e gjykates !!!...por ka krim te rende me vrasjen e nje te pafajshme ! Ky vendim I gjykates eshte krim jo vendim !

                Përgjigjjuni
                1. R
                  Real

                  Ju te gjykates mos mbani pergjegjesi qe nuk ju takon. E keni zgjidhjen per te mos mbajt pergjegjesi.Dilni e thoni qe kjo gjygjtarja Laska eshte promovuar ne veting nga Pamela.Dilni e thoni qe kush nuk e njeh se kush eshte Pamela Cirko qe eshte caktuar ne ate vend per te promovuar korupsionin ne drejtesi Kjo eshte motra krye hajdutes se qeverise, e motra e Belindes se qeverise se koruptuar te palloshe hajdutit qe te pakten na ka mesuar nje aksiome te jurisprudeces qe: Pergjegjesia eshte personale, o pika qe nuk bie.

                  Përgjigjjuni
                  1. P
                    PARAJA

                    Gjykate allishverishes. Te arrestohet gjyqtarja qe ka dhene kete vendim, pasi sherbeu si shkak per krimin pasardhes. Keto lloj gjyqtaresh duhen varur ne litar se u pasuruan ne kurriz te qytetareve. Mos harroni kurre se ka nje Zot i cili vonon por nuk harron.

                    Përgjigjjuni

                    Lini një Përgjigje