“Ishte fukara, kishte 6 muaj pa larë qiranë”, flet fqinja e Mimoza Pajës që mbeti viktimë e atentatit në "Don Bosko"

13 Mars 2023, 13:35Kronika TEMA

“Ishte fukara, kishte 6 muaj pa larë qiranë”, flet fqinja

Mimoza Paja, 58-vjeçarja që mbeti e vrarë dje gabimisht në atentatin në lokalin në rrugën “Josif Shkëmbi” në Don Bosko jetonte në kushte shumë të vështira ekonomike.

Një fqinje e viktimës tha për mediat se 58-vjeçarja ishte shumë e varfër, bënte disa punë për të paguar qiranë, duke mbledhur edhe kanaçe.

Paja ishte nënë e katër fëmijëve, 3 vajzave dhe një djali ndërkohë që burri i kishte vdekur para disa viteve.

“Ka qenë shumë fukara, e vuajtur shumë, i ka vdekur edhe burri. Punonte me turne, mblidhte kanaçe për të larë qiranë. Ka qenë e sëmurë, nëpër spitale.

Jetonte me qira, ka tre vajza dhe 1 djalë. Atë natë kishte mbesën me vete, që e kishte rritur vetë”, tregoi fqinja.

1 Komente

  1. E
    Eni

    O zot cfare fatkeqsie....mos harroni tabeni ate kopshtin me dru ne kryeministri...

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje