Detaje të reja nga atentati në "Don Bosko": Në lokal ka qenë edhe vëllai i Fatjon Muratit

13 Mars 2023, 11:54Kronika TEMA

Detaje të reja nga atentati në "Don Bosko": Në lokal ka

Të dhëna të reja kanë dalë në dritë nga atentati i djeshëm në zonën e Don Boskos, ku mbeti e vrarë një grua dhe u plagosën 5 të tjerë.

Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije, se në ambientet e lokalit kur është qëlluar me breshëri kallashnikovi, ka qenë edhe vëllai i Fatjon Muratit, i cili fatmirësisht i ka shpëtuar breshërisë së kallashnikovit.

Mësohet se vëllai i Muratit sapo kishte ardhur nga jashtë në vendin tonë, Fatjon Murati është një emër i njohur për botën e krimit. 

Ndërkaq dyshohet se mbi dy persona ende të paidentifikuar kanë marrë pjesë në atentat, ku dyshimet janë se ata u afruan në këmbë në ambientet e lokalit duke qëlluar me breshëri plumbash dhe më pas janë larguar me makinë.

Po ashtu, dyshohet se ngjarja e rëndë ka lidhje me pronarit të lokalit ku edhe ka ndodhur atentati.

 

1 Komente

  1. A
    Askushi

    Na çatë b...then me kete lajm , qe eshte krim. ..Pse, 100 lajme per ngjarje ? Nuk te mjafton nje apo dy te tille Your Excellency MERO?

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje