
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Tiranë, ku ndaj një lokali në pronësi të mikut të Endrit Dokles, Fatjon Muratit, është qëlluar me breshëri nga një makinë në lëvizje.
Nga plumbat ka humbur jetën banakierja e lokalit, Mimoza Paja, ndërsa janë lënduar 5 persona, nga të cilët edhe një e mitur.
Fatjon Murati është arrestuar më 8 tetor të vitit të shkuar pasi ishte shpallur në kërkim. Ai dyshohet se ishte zotëruesi i një arsenali armësh të kapur më 13 korrik gjatë një aksioni policor.
Në kohën e arrestimit, Murati ka qenë duke lëvizur me një mjet të blinduar bashkë me Endrit Doklen dhe kunatin e tij Gentian Ruçi.
Policia kishte gjetur gjurmët e gishtave të Muratit në njërën prej armëve të gjetura në arsenalin e kapur që i përkiste Kristian Gjinit.
Murati nga ana e tij e mohoi asokohe se kishte lidhje me arsenalin e armëve. Ai ka pranuar në polici se njihej me Kristian Gjinin dhe para disa kohësh i ka marrë makinën.
Murati vijon të qëndrojë në burg, ndërsa Dokle dhe Ruçi që u arrestuan bashkë me të janë liruar.
Fatjon Murati ka qenë i dyshuar për masakrën me tre të vrarë në Fushë Krujë në 17 korrik 2022, ku u vranë nipi i Ervis Martinajt, Brilant Martinaj dhe dy shokët e tij, Diklen Vata e Besmir Hoxha.
Shqiprija ështe bër një vend, i pa jetushem, për shkat të grupeve kriminale, korrupsjonit,dhe për shkate se si (njerzit?) i japin makinave, dhe le pastaj, mose të flasim fare, se is Edi Rama, e ka mbushur Shqiprine plote Xhamie, edhe e kthyr Shqiprien në një province të Turqise, dhe Arbise Sadite, ku jeta ështe shume e zymte. Sot për sot jeta në Shqiprie nuke ka as një vler, a po dinjite. Dhe me sa duket e keqja më e madhe, veq sa po ka fillue. Se pse keto grupe kriminale, ka ca kohe që jane kthyr tamame në grupe terroriste islamike, që vrasin në puplike pa ju dridhe dora, vrasin mbrapshet e mare, ky ështe një tmerr i vertet. Policija dhe drejtesise, jane veq sa për sy e faqe, jane nonekzistent.
Më falni, mund ta përsërisni pak më qartë këtë që keni shkruar më sipër. Faleminderit
Ska lidhje ky me fushkrujen o rrobqira , dihet kush eshte pas saj Doqja
Kush eshte Doqja?
I nxorri dhembet Martinaj...