Policia “zbarkon” në rrugë pas aksidenteve, arrestohen 8 shoferë, 6 në gjendje të dehur dhe 2 pa patentë

12 Mars 2023, 17:40Kronika TEMA

Policia “zbarkon” në rrugë pas aksidenteve, arrestohen 8

Aksidentet e ditëve të fundit me pasojë vdekjen, kanë shtuar kontrollet policore për evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të kodit rrugor.

8 drejtues mjetesh janë vënë në pranga, nga të cilët 6 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe dy të tjerë për drejtim mjeti pa patentë.

Në një njoftim zyrtar, policia bën me dije se falë kontrolleve të shtuara, janë pezulluar 109 leje drejtimi, 83 të tjera për shpejtësi mbi normat e lejuara në akset kryesore nacionale dhe në qendrat urbane, 22 të tjera për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit dhe 4 për qarkullim në sens të kundërt.

Përdorimi i celularit gjatë drejtimit të automjetit bëri që të ndëshkoheshin me masë administrative 628 shoferë, ndërsa 211 të tjerë janë gjobitur për parakalime dhe manovra të gabuara.

Po kështu, gjatë kësaj jave, 395 drejtues mjetesh janë ndëshkuar për mosvënien e rripit të sigurimit, ndërsa 103 drejtues motomjetesh janë gjobitur për mosvendosje të kaskës mbrojtëse e shenjave sinjalizuese gjatë natës.

Kjo javë, fatkeqësisht regjistroi një bilanc të rënduar të aksidenteve rrugore, ku brenda 24 orëve humbën jetën 6 persona, 3 të rinj në Sauk dhe 3 persona të tjerë nga aksidente të ndodhura në Durrës, Kavajë dhe Korçë.

Gjithashtu të shtunën një i ri humbi jetën në Dibër teksa ndodhej pasagjer brenda automjetit të mikut të tij./abcnews.al

2 Komente

  1. F
    Fuksi

    Policia nuk do nxjerre ndonje studimin te katunarit Mitat Tola qe tregon se si jane zvogeluar gervishjet e makinave ne vitin 2021?

    Përgjigjjuni
    1. a
      arsen

      O polica injorante po pse kshtu mendoni se e zgjidhni problemin. Po per te kap popull eshte kollaj a u shkaperdheshin gomaret nanat ku t'i keni. Te fortet prape ia dalin se ju i njoftoni perpara se te dilni! Te pakten mos e merrni popullin per budall. Hiqeni more ate shefin e qarkullimit te Tiranes kush e ka ne dore se la nam...

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje