
Publikohet skema e re 3D e aksidentit tragjik në Tiranë, ku automjeti tip ‘Audi’ afër rreth rrotullimi të TEG-ut doli nga rruga dhe humbën jetën tre të rinjtë, Klevis Rucaj me 2 mikeshat e tij pasagjere, Sikela Perroj dhe Erisilda Abedini.
Skema është realizuar nga inxhinieri Alfred Hasanaj, i cili në një intervistë për "Report TV" thotë se drejtuesi i automjetit ka frenuar por nuk ka arritur të parandalojë goditjen. Hasanaj sqaron se nuk po lëvizte me shpejtësinë 270 km/h por e 194 km/h të cilën arriti ta ulte deri në 130 km/h kur u përplas me barrierën dhe 'fluturoi' për 28 metra.
'Audi' doli nga rruga dhe përfundoi në anën tjetër të rrugës për të përplasur një tjetër mjet që ishte në lëvizje me shpejtësinë 106 km/h. Hasanaj bën thirrje që të merren masa për cilësinë e barrierave që sipas tij mbajnë goditjet e motorëve e biçikletave, por jo të automjeteve.
“Drejtuesi i automjetit ka vepruar me sistem frenimi dhe më pas mjeti ka kaluar në emergjencë. Hapësira dhe koha për të shmangur goditjen ka qenë e pamundur.
Nga llogaritja, ka qenë me shpejtësinë 194 km/h dhe ka tentuar të frenojë çka ja ka ulur pak shpejtësinë dhe në momentin e hedhjes ka qenë 130 km/h. Automjeti është hedhur për 28 metra. Automjeti Hunday ka qenë 105 km/h. Hedhja është me 28 metra Mjeti Audi është rrotulluar 360 gradë. Barriera mban goditje veç me motor ose biçikletë, jo me automjet”, tha Hasanaj.
Pra... rregulloni barrjerat, qe cunat te ecin me 200 kmh! Bravo o ekspert... Jepini edhe nje demshperblim tani, se qenka pa faj fare!
Shteti duhet te mos lejoje kafshet me dy kembe qe nga gomari kaluan ne makinat e vjedhura...kafshet me dy kembe duhet te bejne shkolle, me vite per te mesuar rregullat e qarkullimit dhe per te dalluar automobilin nga gomari, jo kurse ku i blejne patentat.
Barjera mbrojtëse ishte e dëmtuar,e pariparuar ,si mjaft të tjera nëpër rrugët interurbane. Autovetura tjetër që ishte në rrethrrotullimi, ishte në korsi të gabuar. Shmangia e autoveturës dhe devijimi i barjerës mbrojtëse ishin shumë ofër, për një drejtues pa përvojë e pamundur.
eh mor KENDEVESHTRIMI I drejtuar !
Ok barriera nuk mban po atij debilit kush i tha te ecte me ate shpejtesi? Inxhinier rruget jane si jane po ne asnje vend te botes nuk te thote njeri behu kamikaz me makine