
Dy pronarët e një lokali në Dhërmi do të mbyllen përjetë në qeli, për torturimin dhe vrasjen e kamarierit Denis Vyshka. Gjykata e Lartë ka vendosur që të lerë në fuqi vendimin e Gjykatës së Apelit Vlorë për Altin Ymerin dhe Ersi Ziflajn.
Gjykata e Lartë ka kthyer për rigjykim çështjen për Miklovan Zymerin, i dënuar me 35 vite burg. Togat e zeza kanë vendosur që çështje të rigjykohet në Apel për shkelje të procedurave ligjore.
Ngjarja e tmerrshme ka ndodhur në 14 Gusht të viti 2014 rreth orës 03:00 të mëngjesit. Në dosjen e Prokurorisë thuhet se dy pronarët e torturuan kamerierin duke i fikur cigaret e ndezura në trup. Ata kishin dyshime se Denis Vyshka u kishte vjedhur 500 mijë lekë të vjetra nga xhiroja e lokalit.
Prokuroria e Vlorës në dosje theksonte se Altin Ymeraj e kishte goditur kamarierin me sende të forta. Punonjësit e lokalit kanë treguar në atë kohë se pas torturave të vazhdueshme, Ziflaj dhe Zymeri e kanë marrë kamarierin në makinë dhe e kanë larguar nga lokali.
Në dosje thuhet se Eris Ziflaj vazhdonte ta godiste kamarierin edhe brenda në automjet, ndërsa makina drejtohej nga Miklovan Zymeri. I riu është torturuar për rreth 3 orë nga autorët. Shkak i vdekjes sipas ekspertizës ishte mbytja me litarë. Pasi i riu ka humbur jetën ata e kanë hedhur trupin diku afër bregdetit.
Kafshe qe mos e pafshi me driten e diellit
Kriminela per 500 mije lek te vjetra kane vrare nje njeri turpi i zotit . Varje ne litar kane merituar idjotat c’fare borxhi ju kane shqiptaret ti ushqejne tere jeten keta pisa .
Kujdes,ju djem dhe vajza qe punoni si kamarjer’e se te gjithe keta qe i kane keto hotele dhe lokale, jane kriminela, se vetem keta e kane bregun e detit ne Shqiperi,dhe nga keta c’fare nuk pret.
Duhet kthyer denimi me vdekje!
Pak per kafshet, duhet ti kslojne ne regjim 41Bis, te mos kene te drejte te dalin ne diell, te takojne njeri e shohin TV. Ju shofye fara