
Kryeqyteti u trondit mbrëmë nga një atentat me armë zjarri që ndodhi në një lokal ku për pasojë një prej punonjëseve humbi jetën.
Bëhet fjalë për Mimoza Pajen, rreth 60 vjeçe, e cila punonte si kameriere dhe banakiere e lokalit ku ndodhi ngjarja, për të cilën thuhet se shënjestër për të vrarë kishte Sahit Muratin, xhaxhai i Fation Muratit, i dyshuar si vrasës me pagesë.
Ndërkohë, djali i viktimës ka prekur me një mesazh kushtuar nënës së tij në rrjetet sociale, ndërsa shkruan se; “Mallkuar qofshin ato plumbat qe i zbrazen ne trupin tend qofsh e xhenetit mam”.
Kujtojmë se të plagosur mbetën; Astrit Meraj, Emanuele Sala, Ermir Bejçuku dhe Genc Shohalli si dhe një vajzë 10-vjeçare.
Vajza e mitur, është mbesa e viktimës.
Mimoza Paja jetonte me qira vetëm disa metra larg lokalit ku mbeti e vrarë mbrëmjen e së dielës, me djalin e saj Sajmirin dhe mbesën 10-vjeçare. Kjo e fundit është vajza e vajzës së saj nga një martesë e parë, teksa pasi ishte martuar së dyti, e vogla rrinte me gjyshen.
Në Tiranë janë mbledhur gjithë drogaxhijtë , kriminelët dhe e keqja.Vrasjet dhe pasiguria e jetës bejne pjese ke paketa e turizmit per ata që shkojnë atje. Kurse Politika vjedh, korrupton dhe shkaterton. Po si kandidate te BEsë se. Jemi trendy.
Ajo qofte e xhenetit dhe ata qe po nxisin krimin me apo mosveprimin e tyre shkofshin ne ferr! E megjithate keto ofshama nuk mund te ndikojne. Ky popull duhet te perpiqet te kuptoje se rruga e shkurter e pasurimit eshte dhe ajo e krimit ndaj t’i kthehet normalitetit. Ne njohim edhe kohera kur vrasesit te sotem nuk i shkonte as neper mend te vriste njeri. Ne kemi ditur te veme rregull kur duam.