Historia e trishtë e banakieres që u vra në lokalin e Fatjon Muratit: Mbeti jetime në moshën 5-vjeçare

13 Mars 2023, 10:08Kronika TEMA

Historia e trishtë e banakieres që u vra në lokalin e Fatjon

Gazetarja Klodiana Lala ka ndarë historinë e trishtë të Mimoza Pajës, e cila mbeti viktimë në masakrën e Don Boskos një natë më parë.

Në një postim në 'Facebook', Lala tregon se Paja jetonte me qira pranë lokalit të Fatjon Muratit, ku dhe ndodhi ngjarja dhe punonte për të rritur mbesën e saj.

Mimoza Paja, 60 vjeçe ishte rritur jetime bashkë me dy motrat e vëllain e vetëm pasi prindërit e lanë në moshën 5-vjeçare.

Ajo jetonte me mbesën 10-vjeçare që u lëndua një natë më parë në të njëjtën ngjarje dhe djalin e saj, Saimir, pasi ky i fundit ishte divorcuar nga bashkëshortja.

Postimi:

Na fal Mimoza qe ste mbrojtem dot! Mimoza Paja u qellua pa meshire nga nje dore kriminale mbremjen e se dieles ne zonen e Don Boskos ne Tirane. Nje masaker e tmerrshme me 1 te vrare e gjashte 6 plagosur. Klithmat mbeses 10-vjecare teksa therriste nenen, tronditen zonen. E vogla mbeti e lenduar nga ciflat e xhamave qe u shperndane nga plumbat e armeve.

Ndersa Mimoza, 60 vjece gjyshja e saj e dashur mbeti pa jete. Aty ne deren e lokalit ku punonte si banakiere, lokal ne pronesi te nje emri te njohur te botes se krimit: Fation Murati!  Qe do duhej te ishte ne burg, jo ne vilen e tij luksoze.

Moza sic e therrisnin te gjithe kishte patur nje jete te veshtire. Te trishte. Ne moshen 5-vjecare, ajo, dy motrat dhe vellai mbeten jetime. U rriten me shume veshtiresi.

Ajo sikurse dhe motra e vellai krijuan jeten e tyre. Moza solli ne jete 3 vajza dhe 1 djale. Dukej sikur gjithcka ne jeten e saj po shkonte me se miri. Por jo. Humbja e vellait te vetem do ta trondiste shume. Dhimbje qe nuk e kaloi kurre.

"Ah sa vuajti" kujton mes lotesh nje e aferme e saj. Vitet e fundit ajo nisi pune si banakiere. Ndersa u zhvendos me qira vetem 10 metra larg lokalit ku u qellua per vdekje.

'Si ua beri zemra ta qellonin- vijon me tej e afermja- per buken e gojes punonte'. Moza eshte viktima e radhes e pafajshme qe ekzekutohet nga vrases gjakftohte te cilet nuk kursejne askend. Nuk kursyen as Mozen, ate grua fisnike qe rropatej per te rritur mbesen, e cila po rritej nen kujdesin e gjyshes pas divorcit te prinderve dhe marteses se nenes me nje shqiptar te Kosoves.

Ate grua qe mbylli syte me nje peng te madh, qe la pas nje vajze te vogel qe me gjase sdo mundet ta harroje kurre tragjedine qe i ndodhi ne pak sekonda para syve. Qe pa gjyshen pa jete e te mbuluar nga gjaku.

Mimoza, na fal qe ste mbrojtem dot

 "Hengshit kokat', tha dikur i pari i qeverise. Nuk besoj ta kishte per ty. Sepse ti meritoje respekte vemendje.
Mimoze na fal!  Fation Murati duhet te ishte ne burg. Sepse nese shteti do e kishte kycur ne qeli, mbase sot ti do ishe gjalle. Ai u lirua. Drejtesia i mbylli syte, edhe pse dinte kush ishte ai, edhe kur e shpalli ne kerkim per masakren te mbikalimi i Fushe Krujes ku viktima mbeten Brilant Martinaj, Dikler Vata e Besmir Hoxha.

Se shpjegoj dot si mundi te dale. Sepse ai u arrestua per nje arsenal armesh. Por mesa duket per te fortet te tere mbyllin nje sy e nje vesh. Fation Murati ndodhej ne vilen luksoze kur ti rropateshe duke lare gotat ne banak e prane teje rrinte mbesa jote. Plumbat mbi trupin tend jane plumba qe na kanë vrare sot te gjitheve. Ne fal Mimoze qe ste mbrojtem dot!  Te gjithe jemi fajtore.

Masakra ndodhi një natë më parë në Don Bosko. Dy persona me motorë qëlluan me breshëri plumbash në drejtim të lokalit të Fatjon Muratit duke lënë të vdekur banakieren Mimoza Paja, 60 vjeçe dhe pesë të tjerë të plagosur, mes tyre dhe një vajzë 10-vjeçare që u dëmtua nga xhamat e thyer.

Të plagosurit e tjerë janë Sahit Murati (xhaxhai i Fatjon Muratit), Astrit Meraj, Emanuel Sala, Ermir Bejuku, Genc Shohalli, të gjithë jashtë rrezikut për jetën. Murati vetë ndodhej jashtë Shqipërisë në momentin që u krye atentati.

Ai është i njohur në botën e krimit dhe si miku i ngushtë i Endrit Dokles, madje është marrë në pyetje për masakrën e Fushë Krujës, ku mbeti i vrarë Brilant Martinaj me dy miqtë e tij.

21 Komente

  1. F
    Flamuri

    Po nuk punohet ne ato lokale ne Pronesi te Krimineleve apo nuk e ka ditur se per ke punon. Tmerr

    Përgjigjjuni
    1. L
      Lani

      E çfarë punesh te tjere mund te bejne grate ne kete moshe e ne cilat kafe e restorante? Mos duhet bere ndonje liste se ku duhet punuar e ku jo? Me siguri qe vendet e punes do ishin akoma me te pakta pas ketij listimi. Politika por dhe shoqeria shqiptare e molepsur sot ne nje mase te madhe e ka bere bindje se ky vend behet vetem duke ndertuar pallate e restorante e kafene pa pyetur se nga vijne leket me te cilat ndertohen. Qofshim te gabuar ne qe mendojme keshtu por krimi i rruges eshte pa duskutim pasoje e kesaj mendesie dhe politike. Ndryshojne keto mentalitete pa te ndryshoje dhe rregulli, sjellja e te kemi me shume normalitet

      Përgjigjjuni
      1. .
        ...

        Po të gjitha bizneset në Shqiprie i kane politikanet dhe kriminelet që në thelb jane një.

        Përgjigjjuni
      2. l
        labi

        Me trego nje lokal ne Tirane qe nuk e ka nje halabak, dhe kriminel,faji si gjithmone shkon te politika.

        Përgjigjjuni
        1. A
          Alb

          Ka pas faj e ndjera qe ka vajt te punoj banakiere a juve eshte tu qr si rac e bente mir enveri u qr pa dallim krahinash e dinte ca morrash kishte per te qeveris

          Përgjigjjuni
          1. P
            Prec Ulaj

            kriminelet e Ervis Martinaj perkujtuan vrasjen e Briken Martinaj me keto plumba ndaj restorantit te atij qe e vrau ne Fushe-Kruje.

            Përgjigjjuni
          2. J
            Jari

            Po ku i gjen këto informacjone kjo Klodi Mushka, që bën dasmë me fatkeqësitë e të tjerve.

            Përgjigjjuni
            1. p
              pilo lala

              Po kur i thote disa here, na fal qe s'te mbrojtem dot.... Me kete s'te mbrojtem dot, kerkon te gjej shtein fajtor. Per vete eshte ajo bamirsja qe kerkon te shpetoj dynjane, pika ne surratin e kalit. Keto jane ca gazetare legena, lexojne gazeten, pastaj fillojne thurin histori.

              Përgjigjjuni
            2. E
              Enea

              E tmerrshme. Me te dhemb shpirti.

              Përgjigjjuni
              1. I
                I pafati ron dhe vdes i pafat

                Dy fjale te vetme .....fati i te pafates ....

                Përgjigjjuni
                1. K
                  Kriminelet te zene me Politike. !

                  Po Armet ku i gjejne keta. ! Qe me Urdherin te hapen Depot. ! Doli njeri te vihet para pergkegjesise Ligjore. ! jo cfare aty vriten me Armet ! AI qe dha urdher te hapen Depot. ! eshte i zene me Politike me tjetrin Florririn e Kerrabes. ! Gimi me tha. 7. %. Heee hu kush duhesh te ishte ne Burg qe te mos ndodheshin keto vrasje me mijra qe nga. 97. !

                  Përgjigjjuni
                  1. M
                    Marku

                    Ke te drejte mor mik. Pasojat e atij viti të mbrapsht po I vuajmë dhe do I vuajme gjate :(

                    Përgjigjjuni
                    1. U
                      Une ju due juuuu poooo qyyyy

                      epo Mark ! Eshte koha te braktisen Vampiret e popullit.

                      Përgjigjjuni
                  2. K
                    Kriminelet te zene me Politike. !

                    Po Armet ku i gjejne keta. ! Qe me Urdherin te hapen Depot. ! Doli njeri te vihet para pergkegjesise Ligjore. ! jo cfare aty vriten me Armet ! AI qe dha urdher te hapen Depot. ! eshte i zene me Politike me tjetrin Florririn e Kerrabes. ! Gimi me tha. 7. %. Heee hu kush duhesh te ishte ne Burg qe te mos ndodheshin keto vrasje me mijra qe nga. 97. !

                    Përgjigjjuni
                    1. K
                      Kriminelet te zene me Politike. !

                      Po Armet ku i gjejne keta. ! Qe me Urdherin te hapen Depot. ! Doli njeri te vihet para pergkegjesise Ligjore. ! jo cfare aty vriten me Armet ! AI qe dha urdher te hapen Depot. ! eshte i zene me Politike me tjetrin Florririn e Kerrabes. ! Gimi me tha. 7. %. Heee hu kush duhesh te ishte ne Burg qe te mos ndodheshin keto vrasje me mijra qe nga. 97. !

                      Përgjigjjuni
                      1. t
                        tata luigji

                        Kjo koke mushka njeriu me i shpifur i gazetaris, po tu afronte per informacin tek avllia ime do ta ndjkja ne dru pa asnje diskutim, pikerisht tek gazetaret fillon lkrimi shkon tek gjygjtaret dhe ne fund tek politikanet, nje pjese e madhe e gazetaruceve duhet te ju behet veting.

                        Përgjigjjuni
                        1. S
                          Semi

                          Je mire ti mo..po pse Klodi ta ka fajin per cfare ndodh apo koken hengshin I atij te gjatit....ik ore Toc...

                          Përgjigjjuni
                        2. P
                          Poshtersi

                          E tmerrshme! Po derdhet gjaku i njerezve te pafajshem dhe punetore. Kjo eshte nje vije e kuqe qe nuk duhet kaluar. Dilni ne shesh te kerkoni drejtesi per kete zonje se ndryshe funerali tjeter mund te jete juaji ose i femijeve tuaj. Lini menjane grindjet politike dhe beni detyren si qytetare. Policia, gjykatat, SPAK-u ta marrin vesh se cfare ndodh kur derdhet gjak i pafajshem.

                          Përgjigjjuni
                          1. S
                            Skenderi

                            Kjo iku, po jetimet qe la pas fukaraja do kujdeset njeri?

                            Përgjigjjuni
                            1. I
                              Idioti

                              Jane histori personale qe Po perdoren per krijim te nje gjendjje tensioni ne shqiperi eme gjere duhet nje nderhyrje dhe zbulim I autorve o komb shqiptar mendoni pak si shqiptar

                              Përgjigjjuni
                              1. s
                                saimir

                                Klodi katunarja zhurmuese. Vetem brockulla flet, sharrabajge qe jeton vetem me llafe boshe. Ik mi katnare andej nga ke ardh e puno token mos harro dhe lopen.

                                Përgjigjjuni

                                Lini një Përgjigje