Shpërthim me lëndë plasëse në banesën e kreut të PD të fshatit Ungrej në Lezhë

13 Mars 2023, 13:05Kronika TEMA

Shpërthim me lëndë plasëse në banesën e kreut

Një sasi tritoli mësohet të ketë shpërthyer në orët e para të së hënës, në Ungrej të Lezhës. Paraprakisht mësohet se shpërthimi ka ndodhur në banesën e Preng Pjetrit, kryetar i një seksioni të Partisë Demokratike në njësinë administrative Ungrejt.


Nga shpërthimi mësohet se ka vetëm dëme materiale të shumta, por nuk raportohet për viktima apo të plagosur.

Sipas Policisë së Lezhës, shpërthimi ka ndodhur në orën 2:00. “Shërbimet e Policisë po ushtrojnë kontrolle në terren dhe në ambiente të dyshuara, për gjetjen dhe arrestimin e autorit/ve.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vazhdon në vendin e ngjarjes veprimet hetimore për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve”, tha policia.

 

1 Komente

  1. t
    tata luigji

    Cila PD 1 apo 2 beja mutin si njeshit si dyshit Non grates duhet shjershyer liria dhe argita

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje