Rrëfimi i nënës së një prej vajzave që humbi jetën në aksidentin e frikshëm tek TEG-u: Erisilda ëndërronte të bëhej yll televizioni

13 Mars 2023, 12:15Kronika TEMA

Rrëfimi i nënës së një prej vajzave që humbi

Nga Klotilda Harka

Mira, nëna e 22-vjeçares Erisilda Abedini, që të gjithë e njihnin si Sisi, një nga tre të rinjtë që humbën jetën në aksidentin tragjik të rreth rrotullimit të TEG-ut, ëndërronte një të ardhme të ndritur për vajzën e saj të vogël.

Ajo kishte pasion dhe dëshironte botën e televizionit, sepse Zoti e kishte bekuar me bukurinë për të qenë një yll.

Por fati i keq i trokiti në derë Mirës, punonjëses së policisë pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, e cila atë pasdite të kobshme për të si nënë ishte si zakonisht në ritualin së punës me turne, një punë që e bën prej 16 vitesh në Tiranë.

“E helmuar në shpirt” siç ajo e nis dhe e mbyll këtë rrëfim të dhimbshëm, tregon për revistën “Story” bisedën e fundit me të bijën, e cila atë pasdite do të shkonte në qendrën tregtare për të blerë një bluzë, por s’u kthye më.

Sipas deklarimeve në media, 22-vjeçarja ndodhej brenda “Audit A8” që drejtohej nga 20-vjeçari Klevis Ruçaj, e që për shkak të shpejtësisë së lartë humbi kontrollin duke thyer barrierat e rreth rrotullimit të TEG-ut dhe duke rënë në autostradën Tiranë-Elbasan.

Si pasojë e përplasjes ndërruan jetë në vendngjarje 22-vjeçarja Abedini, shoqja e saj 23-vjeçare, Sikela Perroj, si dhe drejtuesi i mjetit, Ruçaj, i cili ndërroi jetë më pas në spital.

Nga këqyrja e regjistrit të gjobave, rezultoi se 20-vjeçari që ishte pajisur me patentë në vitin 2021, kishte një historik shkeljesh rrugore për shpejtësi dhe për përdorim të telefonit gjatë drejtimit të mjetit, si dhe gara në rrugë të qendrave urbane.

Por si u gjend Erisilda, në makinën e shoferit 20-vjeçar, cila ishte dinamika e pa treguar e ngjarjes tragjike, e të tjera detaje të pathëna i zbulon për herë parë nëna e 22-vjeçares, si një mesazh gjithë forcë e që tejkalon dhembjen e pakufishme të një nëne…

Si u gjend vajza juaj në makinë “Audit A8” që drejtohej nga 20-vjeçari i ndjerë, Klevis Ruçaj? Me cilin nga dy personat kishte miqësi?

E vërteta është se shoferi me vajzën që ndodheshin në makinë ishin kushërinj të parë (fëmijë tezesh). Ata ktheheshin nga Elbasani dhe kanë kaluar në TEG, dhe e kanë marrë vajzën time me makinë për të ardhur në shtëpi. Vajza në atë makinë u gjend, se shoferi ishte kushëriri i vajzës tjetër që njihej me vajzën time, e që mbeti po ashtu viktimë nga tragjedia.

Ishe në dijeni se ku do shkonte atë ditë, dhe kur folët për herë të fundit?

Unë jam prej 16 vitesh punonjëse policie pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve. Kam folur në drekë me vajzën, kur jam nisur për punë pasi atë ditë isha turni i dytë. Vajza ime Sisi do të shkonte në TEG për të blerë një bluzë, për të cilën ia dhashë unë lekët.

Si u përballe me lajmin tragjik, të njoftuan apo e mësove nga mediat?

Duke qenë se isha në punë, unë aksidentin s’e kisha parë në media. Atë pasdite e mora vajzën në telefon, por s’arrita do të kontaktoja se nuk e hapi telefonin. Kur kam shkuar në shtëpi, shoh që nuk ishte vajza as në shtëpi. E mora sërish në telefon, por nuk mora përgjigje.

Ndërkohë më telefonon shoqja ime, dhe më thotë: “Ku je? “Sa mbërrita shtëpi,- i thashë”. “Do vish me mua të shkojmë në një vend”, -më tha. Ok, i thashë, po çfarë halli ke?. “Flasim nga afër”- më tha…

Telefoni i vajzës dilte i hapur?

Po, telefoni binte deri në orën 23:00 që e kam provuar, edhe kur unë isha para morgut.

Jeni takuar me familjarët e djalit që shkaktoi aksidentin, dhe nëse po çfarë ju kanë thënë?

Familjarët e 20-vjeçarit, (që ishte shoferi) nuk di kush janë dhe nga janë.

Çfarë marrëdhënieje kishit me vajzën, ju tregonte për gjithçka për shembull nëse ishte e dashuruar apo në një lidhje?

Vajza nuk kishte shok, as lidhje. Ajo hapej me mua dhe ishim si shoqe.

Vajza juaj kishte ëndrra për të qenë pjesë e botës së televizionit. Çfarë synimesh kishte për të ardhmen?

E donte botën e televizionit, edhe pse u diplomua për laborante dentare. Dhe sa i përket natyrës dhe tipit e kisha si djalë, jo vajzë. Jetonim bashkë në zonën “Don Bosko” në Tiranë, pasi vajza e madhe jeton në Paris (Francë), ku dhe ka krijuar familje.

Pas aksidentit, fotot e vajzës suaj dhe dy të rinjve të tjerë që humbën jetën në aksidentin tragjik pushtuan rrjetet sociale. Si mund ta gjejë forcën një nënë e vrarë në shpirt si në rastin tuaj, për të dhënë mesazhin e saj për të rinjtë?

Komunikimi me ju ka qenë i pari. Rrjetet sociale nuk i kam parë se jam e helmuar në shpirt. Nuk kam mundur dot t’i përgjigjem asnjë telefonate, nga miqtë, shoqëria apo kolegët. Nuk mundem, jam e bllokuar totalisht!

37 Komente

  1. A
    Andreas

    "..Ajo kishte pasion dhe dëshironte botën e televizionit..." !!!!

    Përgjigjjuni
    1. A
      Albina

      Ngushëllime zonjë. Por lëre mashtrimin!............... . Më sipër thotë, djali ishte djalë teze me shoqen e vajzës, më poshtë deklaron se familjen e djalit nuk e njoh dhe nuk e di nga janë..................................... . Djali nga Fieri, nuk janë asgjë me vajzën nga Cërriku................................................................. . Nuk po them se vajza jote është fajtore, por duhet ti kishe thënë: - Zgjidhe shoqen më të mirë se veten, dhe ta kontrolloje.

      Përgjigjjuni
      1. F
        Fajtori.com

        Po mami po! Yll Televizioni me cica dhe me shalët jashtë! Po ca dreq edukate është kjo moj Mami. Kjo bie erë degjenerim 100 km larg. Ju e keni vazjë dhe keni shumë dhimbje sot, por kjo që.po mundohemi te themi ne të tjerët është apeli për prindër dhe fëmijë të tjerë! Mos rendi pas qefeve të shferuara, mos plotësoni dëshira pa kufi, vendosni disa limite. Jetojeni jetën me ato që keni, mos lakmoni të pa arritshmen! Ajo kushton shtrenjtë! A duhet të.japësh Jetën, Nderin, Moralin për atë që stë takon?!

        Përgjigjjuni
        1. ´´

          Fajtori .com_Korrekt . Jame plotesishte dakord me Komentin tuaj i cili shpreh qarte dobesite e mendjelehtesine e asaj rinie ,por edhe kujdesin prinderor ,qe duhet te mbajne nen kontroll euforine e adoleshenteve ,per ti ndaluar te bjene ne gabime fatale per jeten

          Përgjigjjuni
      2. H
        Hako

        I ka thene te gjitha me ate fraze,

        Përgjigjjuni
        1. k
          k

          Sigurisht që rinia shqiptare e gjitha yll TV,gazetarë,bankierë,profesorë,etj,etj. Dmth gjithë dembela stambolli që shikohen me pasqyra të rrema.Shkoni more budallej me brirë mësoni ndonjë zanat të jetoni me dinjitet mos kultivoni pordhat tradicionale. Për ato,mjaftojnë prindërit injorantë.

          Përgjigjjuni
        2. M
          Mjaft e Trishtueshme per nji Prind

          Nji Fatkeqesi te tille ,eshte teper i dhembshem per nji Zemer Nene . Eshte e veshtire te gjesh fjale e ngueshellosh nji nene e cila ka humbur vajzen ne nji aksident tragjike . Zot mbroj femijet e gjithe shqiptaret nga marrezia e kohes qe jetojme . U preht ne Paqe, goca e ndjer ...

          Përgjigjjuni
          1. D
            Drejtesia

            Mendoj se dhe prindrit kane pergjegjesi.Cdonte Ajo ne ate ore me dike nga Fieri. Kjo eshte menyra per tu bere Yll.

            Përgjigjjuni
            1. K
              Komshiu

              Pa mbushur te shtatat kjo mamaja e paska mendjen me dhene intervista ,meqe jot bije nuk e realizoje endren e saj ,se ja nderpreu qefi ,shiko se mos e ben ti realitet ,mama e degjeneruar .

              Përgjigjjuni
              1. V
                Vlora.Vlora

                Femrat shqiptare jane te dhena pas lekut makinave dhe cdo gjeje tjeter qyl ,sic duket miku na e kishte hedhe ndonje gote ,apo kishen djallose ndonje cigare hashash ,keto s na i thone ,po flasin vetem per gjoba ,i shikojme nga 13 -15 vjece neper bare qe pijne cigare ,sepse prinderit ju a ofrojne cdo gje ,,brenda pak ditesh 3 gra te vrara tre te plagosura ,pastaj aksidenti ,dhe tani kemi nje grua te vrare dhe kater te plagosur ,ky eshte shteti shqiptar ,mos prisni gje tjeter ,"cfare do mbillni do korni"

                Përgjigjjuni
                1. T
                  Tir Vasili

                  Ylli i Karit seri ne Dubai , cfare deshi me ate Arabin me te vogel se vetje , nuk fillon kariera me keta kastraveca dhe me drogemene , me mire si nuk u be yll muti si keto kurvat e tjera , mori fund brezi i ri

                  Përgjigjjuni
                  1. B
                    Ben

                    Gjynah per vdekjen por tani po e marre vesh qe edhe prinderit ne Shqiperi paskan shkalluar! Me cfare aftesish do behej Yll Televiziv vajza moj nene? E dije se cfare bente tere diten dhe naten vajza jote? Prindi behet merak per femijet edhe kur jane te martuar.

                    Përgjigjjuni
                    1. M
                      Mira

                      E forte kjo nene qe del per intervista..zot jepi force ta perballoje kyt dhimbje..por rinia e sodit ka degradu...kan dal jashte kontrollit..Lakmia per makina te bukura e djem te pasur.1

                      Përgjigjjuni
                      1. >
                        >>

                        Kjo eshte e keqja qe i ushqeni femijet me iluzione te kota se jane te bukura dhe do behen "yll" televizioni por ja qe tu be Yll i pashuar rahmet paste. Shiko hallin qe te ka rene dhe mos dil e bej intervista se mediat material per te mbushur faqet duan.Fatkeqesisht shoqerimi me cuna te forte dhe me leke eshte bere trend ne Shqiperi per vajzat e reja qe sduan te ngelin mbara nga njera tjetra dhe ja perfundimi.

                        Përgjigjjuni
                        1. t
                          tetovari2

                          Fotografitë flasin vetë nuk ka nevojë për të shkruar këta gazetarë plepash a për të komentuar.

                          Përgjigjjuni
                          1. M
                            Mese e sakte ..

                            Mese e sakte .. No coment .. Per Rahmet passt ,por Si kjo Jane shtuar me shumice ....rradha eshte e madhe ....pa u djersitur duke punuar ,,duhan gjithcka qe shikojne neper TV..

                            Përgjigjjuni
                            1. M
                              Mese e sakte ..

                              Mese e sakte .. No coment .. Per Rahmet passt ,por Si kjo Jane shtuar me shumice ....rradha eshte e madhe ....pa u djersitur duke punuar ,,duhan gjithcka qe shikojne neper TV..

                              Përgjigjjuni
                            2. L
                              Loni Cerriku

                              Rruga e vajzes atje do te conte:-djemte" e forte",makinat e lluksit,shpejtesia per tu dukur,fodulleku ndaj ligjit dhe policise,atje te cojne ,ne "yll televisioni".Duket qe ne buzet e silikonit".Por ajo qe tregon se kush i stimulon ne kete rruge,eshte dhimbja e mamit.Gjithsesi,te rroni e ta kujtoni.

                              Përgjigjjuni
                              1. K
                                Kape se iku

                                Hahhaaa ne cilen Bote jetojne keta njerez. Yll televisioni per Kanalin e Pasmaçiut qe I beri me para droge apo Top Muti me para droge . Ngushellime por paskeni ikur per lesh ne Shqiperi si shoqeri ,nje vend me gjysmen e kombit rrefugjat paska dhe Yje Televizioni . O na mbyten katnaret dhe Kultura Barok Ballkan Anadoll

                                Përgjigjjuni
                                1. G
                                  Genti

                                  Shume komente negative per nje fatkeqsi qe ka ndodhur. Tre te rinj humben jeten dhe nuk ka asnje vlere te kritikosh mbas nje fakti te kryer. Ngushellime familjeve dhe uroj qe asnjeri mos e paste nje fatkeqsi te tille ne familjet e tyre.

                                  Përgjigjjuni
                                  1. U
                                    Un

                                    Mor Gent nuk jane komente negative ,por realiteti qe keto vajza shkojn e shkerdhehen per para , e si kjo ka shume qe kan shkuar per lesh ,e shume te tjera do ikin ,per derisa ka mama si puna e kesaj ,qe mezi ka prit me dhene interviste ,e duke thene ,vajza ime do behej yll kinemaje ,si do behej moj idiote ,me 9 klase shkolle e pa breke ne bythe .

                                    Përgjigjjuni
                                    1. a
                                      a.a

                                      nuk po kuptoj nje gje: shume njerez pyesin pse ishte ne makine ajo? por cfare ju duhet kjo ne fund te fundit? cfare rendesie ka? personalisht nuk me inereson fare cfare bente ajo vajza ne makine. Une dua qe te zbatohen rregullat e qarkullimit e shoferet e rinj mos fluturojne me presh ne bithe se na marrin ne qafe ne dhe veten e tyre. se cfare duan te behen vajzat e reja eshte pune e tyre dhe e familjes. nuk kemi asnje te drejte ti paragjykojme.

                                      Përgjigjjuni
                                  2. T
                                    Totololi

                                    Edhe kjo e shkreta yll televizioni donte te behej? Fuck. Po edhe pa kete te shkreten, me shume se na duhen kemi.

                                    Përgjigjjuni
                                    1. P
                                      Pilo Lala

                                      Ai stan, ate bulmet ka. Fatkeqesia ndodhi, gjithshka tjeter harrohet. Ajo vajze e pagoi gabimin me jeten e saj. Pagesa ishte sublime, shume e rende. Te behet mesim per vajzat e djemte e rinj.

                                      Përgjigjjuni
                                      1. P
                                        Pirdhni se liroheni.

                                        Kar kar Karbunar.

                                        Përgjigjjuni
                                        1. T
                                          Tallavaja

                                          Me Sheqin jemi ne gare, kar kar moj Karbunare. She, she, sheqi yne, Kar, kar, moj karbunare.

                                          Përgjigjjuni
                                        2. K
                                          Kacureli

                                          Ngushellime Nénés dhe babes , per jetegjatesine askush nga ne nuk mund te zgjedhe jete gjatesine Zoti i ka shkrojtur ruget te gjitha. Komentuasve ju lutem mos ofendojne me xhelosine e tyre. Thjesht mundoheni te mos krijoni dhimbje ne shpirtin e nenave. ????????????????????????????

                                          Përgjigjjuni
                                          1. k
                                            kosta

                                            Asaj i pelqente spektakli, bota e televizionit po çtë sëmës donte me nje nga elbasani , i cili vinte nga elbasani kur kjo ishte ne donbosko dhe oer nje bluze i bie nga farka per ne teg. Ne fund na del qr nuk e di nga ishte ai djali dhe familja e tij. O qr me keto te botes se tv, kurva debile dhe pabukse te gjitha.

                                            Përgjigjjuni
                                            1. D
                                              Drejtesia Popullore

                                              E kuptoj dhimbjen e nje nene per humbjen e vajzes se saj sepse jam vete prind. Standarti i rritjes se femijeve ne Shqiperi del i qarte nga kjo interviste, ku ne kulmin e dhimbjes, ajo flet per yll televizioni. Mos valle mungoi nga Big Brother vajza e saj. Prisja te tjera fjale: familja e ardheshme, puna e saj e nderuar si laborante dentiste apo perparim ne profesion se ishte e re akoma, a kishte vajza sadopak respekt per nenen e saj dhe punen e veshtire qe ajo bente ne burg, qe duhet thene eshte mjaft e veshtire, si e respektonte ajo nenen e saj, etj, etj. Mendoj se ajo nuk e ka edukuar si duhet femijen dhe femija ka rene pre e situates aspak normale ne vend: shoqeri me te forte me makina se "fluturojne" qe te fluturojne edhe jeten, vajtja per te blere nje bluze ne TEG tregon me teper nje teke dhe dukje te saj se sa nje nevoje. Po shoqet i kontrollonte. Po droge a konsumonte, kush e kontrollonte, sepse policin e kishte ne shtepi (nena). Eshte e rende ta ngushellosh per humbjen e vajzes, por fjala e pare te behej pjese e botes se televizionit nuk le shije te mire, tregon gjithcka. Mos valle vete i shtyjne ne kete drejtim? O zot, na meshiro ne cfare drejtimi po shkojme! Po baba, a kishte kjo? Nuk del qarte. Pra, bariu mungonte ne shtepi?! Ne nje forum te tille, qe ka edhe vlera edukative, shkembehen mendime, qe shoqeria, familja te marre masa te zvogeloje keto ndodhira. Apo kemi cekur fundin pa kthim. Megjithate e respektoj dhimbjen e nenes dhe u prefte ne paqe shpirti i saj. Ajo iku, por uroj qe edhe nena te kete force ta kaloje kete dhimbje. Amin!

                                              Përgjigjjuni
                                              1. E
                                                Ervin

                                                O ju qe komentoni ketu e lexuat kete pjese; Ku thot qe djali ishte djali i tezes dmth.mamaja e paska nip kete djalin.me poshte thot; Jeni takuar me familjarët e djalit që shkaktoi aksidentin, dhe nëse po çfarë ju kanë thënë? Familjarët e 20-vjeçarit, (që ishte shoferi) nuk di kush janë dhe nga janë.

                                                Përgjigjjuni
                                                1. E
                                                  Edlira

                                                  Lexoje mire.Ajo thote: Shoferi ishte djali i tezes së shoqes se saj, jo nipi i saj. Kur zbresin njerezit ne Tirane per te jetuar,vijne me se shumti me ca iluzione fshatareske ne koke...po cfare te presesh prej nje shoqerie qe meret pasion me "Big Brother" dhe emisione ordinere te po ketij rangu!

                                                  Përgjigjjuni
                                                2. K
                                                  Katnaret

                                                  Mami me dekolte te shqyer, I duket vetja mosha e se bijes. 4 dite e mjera nen dhe mamaja del e jep interviste. Çfare te shtosh tjeter

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. A
                                                    Askushi

                                                    Po babi Ku iku .Pse nuk prononcohet apo Vallé Mami dhe 2 gocat e Kane pare si pengese ne rruge drejte suksesit tek perputhen ? ???? Iken 3 te rinj qe i kishin hypur kalit mbrapsh dhe se kishin kuptu akoma jeten kjo eshte gjynah i madh .Ngushellime dhe prinder kujdes femite se aksidente si ky vine per mendt en kokes JO per faj te makines .

                                                    Përgjigjjuni
                                                    1. E
                                                      Emanuela

                                                      Zot faleminderit qe kam ikur mijera kilometra larg nga ai vend ku nuk te lene as te vdesesh rehat. Vetem tjerrin e tjerrin, shpikin, shpifin, marrin me mend, hedhin balte si burrat dhe grate. Njerez me te poshter nuk gjen. Keta kur te shohin te lumtur bejne gjithçka te te shohin te hidheruar, kur te shohin te pasur te vene tritolin per te shkaterruar, kur te shohin ne pune e me karriere te mire, nuk lene gur pa levizur per te hequr nga puna. Kur nuk ia arrijne dot fillojne te shajne e te hedhin balte. Dhe shumica qe kane nje mentalitet te tille i kane kurvat ne krevat. Llumi i ka mbytur ato pak njerez te mire. Shoqeria shqiptare vdiq! Ngushellime.

                                                      Përgjigjjuni
                                                      1. K
                                                        Km

                                                        O genti,o koqe po'otren tende a do e cosh per yll televisioni?

                                                        Përgjigjjuni
                                                        1. H
                                                          Henk

                                                          Yll televizioni? Kishte talent për teatër, për recitim, si psh Sharon Stone? A di kjo "nënë" ça do të thotë yll televizioni? Apo mjaftojnë vetëm cicë e bythë? Pa le, del ditën e 4 të tragjedisë dhe jep intervista. Familje e degjeneruar. I qoftë dheu i lehtë vajzës!

                                                          Përgjigjjuni
                                                          1. H
                                                            Henk

                                                            Yll televizioni? Kishte talent për teatër, për recitim, si psh Sharon Stone? A di kjo "nënë" ça do të thotë yll televizioni? Apo mjaftojnë vetëm cicë e bythë? Pa le, del ditën e 4 të tragjedisë dhe jep intervista. Familje e degjeneruar. I qoftë dheu i lehtë vajzës!

                                                            Përgjigjjuni

                                                            Lini një Përgjigje