
Prokuroria e Posaçme (SPAK) kërkon dënimin me 2 vite e 8 muaj burg me gjykim te shkurtuar për Leonard Palushin të arrestuar gjatë operacionit “Plumbi i Artë”.
Palushi akuzohet për korrupsion me dyshimin se ka përfituar nje automjet nga Erjon Alibaj, ky i fundit i akuzuar si organizator i disa ngjarjeve kriminale të ndodhura në qytetin e Elbasanit.
Në vitin 2020, Palusih ka qenë shef i Sektorit për Hetimin e Krimeve në Elbasan. Ai akuzohet nga SPAK për orientim të gabuar të hetimit për vrasjen e Emiljano Ramazanit, duke shpërdoruar detyrën.
Sipas akuzës, Palushi ka pasur kontakte me Erion Alibej, i cili akuzohet si porositës i vrasjeve të Emiljano Ramazanit dhe Regis Runajt, vrasje të ndodhura në Elbasan verën e vitit 2020.
I iku jeta për lesh për ca dollarë të qelbur. Idiot!!
Keto denime jane qesharake,2.8 vjet???!!!! Duke filluar nga polici i thjeshte,deri te prokuroret e gjyqtaret,duhet te kete me patjeter denim me te renda,sepse keta nuk mund te denohen thjesht si te tjeret,keta pervec krimit,tradhetojne ne menyren me te ndyre besimin dhe e shkaterrojne ate. Nje denim te tille e kane vene ne llogari ata,jane paguar pikerisht pse mund te denohen me nga 2-3 vjet,dhe i bejne me qef,sepse ja u vlen me keto lloj denimesh!!
SKAP qenka këputur në tajare. Ky legeni ka dashur që të kalbej në burg se ka dekonspiruar aksionet e policisë duke tradhëtuar shokët e tij.