EMRI/ Falsifikoi dokumentet për pronat, arrestohet ish punonjësi i Kadastrës në Lushnje

13 Mars 2023, 14:21Kronika TEMA

EMRI/ Falsifikoi dokumentet për pronat, arrestohet ish punonjësi i

Ish punonjësi i Kadastrës në ish komunën Dushk është vënë në prangat e policisë pasi falsifikoi dokumentet për të ndryshuar kufijtë e pronave. Në pranga ka rënë 64 vjeçari Agim Gjyla, i cili ishte shpallur në kërkim pasi ishte dënuar me 1 vit burg për falsifikim dokumentesh.

Në vitin 2018, Gjyla gjatë kohës që ka qenë punonjës i zyrës së Kadastrës në ish-komunën Dushk, ka falsifikuar disa dokumente, me qëllim për të ndryshuar kufijtë e pronave.

Njoftimi i plotë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë, në bashkëpunim me shërbimet e Policisë Kufitare Rinas, kapën dhe ndaluan shtetasin Agim Gjyla, 64 vjeç, banues në fshatin Dushk, Lushnjë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Lushnjë e ka dënuar me 1 vit burgim, për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”.

Shtetasi Agim Gjyla, në vitin 2018, gjatë kohës që ka qenë punonjës i zyrës së Kadastrës në ish-komunën Dushk, ka falsifikuar disa dokumente, me qëllim për të ndryshuar kufijtë e pronave.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

2 Komente

  1. P
    Prona duhet te shkoj tek i zoti.

    Ky torollaku me mbiemrin Gjyla ti verifikohen pasurite se 1 vit burg eshte njesoj sikur eshte me pushime se ka ngrenie e fjetje falas. Gjylet e Lushnjes jane njeres zanatcinj punetor te ndershem por kete kerricin nuk di se nga vjen.Derdimeni mbushte xhepat se cfare ndodhte me pas ku njerezit vriten e rrihen me njeri tjetrin per pronen.

    Përgjigjjuni
    1. T
      TJETRI

      Po pse o Gim ? Cte duhej ty o byrazer qe ngaterroheshe me ato pune? te vije te nxjerri ai qe i bere nderin tani se rruge tjeter nuke ka.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje