Artan Hoxha: Autorët e atentatit, barbarë e katilë! Edhe mes hienave, ka një kod vrasjeje

13 Mars 2023, 16:40Kronika TEMA

Artan Hoxha: Autorët e atentatit, barbarë e katilë! Edhe mes

Gazetari Artan Hoxha ka reaguar ashpër pas atentatit të mbrëmshëm në “Don Bosko”, ku u vra një banakiere dhe u plagosën 5 të tjerë.

Me anë të një statusi në rrjetet sociale, Hoxha thotë se edhe mes hienave ka një kod vrasjeje dhe një lloj hierarkie të pashkruar mes tyre.

Reagimi i plotë:

Edhe mes hienave, ka një kod vrasjeje…

Hienat edhe pse janë grabitqarët më barbarë që nuk lënë pas as kockat dhe as lëkurën e gjahut të tyre, kanë disa rregulla që i respektojnë, kanë një lloj hierarkie të pashkruar mes tyre…

Por hienat me dy këmbë, që kanë mbetur në qarkullim në “safarin” tonë, vrasin gjyshen, e cila punon dy turne, plot 16 orë në ditë për të paguar qiranë, vrasin dhe mbesën që sapo ka nisur të hedhë hapat e parë në jetë.

Barbarë dhe katilë.

Më kobsjellës se kaq nuk mund të ketë…

Hienat, janë vrasës aq të paskrupullt, sa vrasin me të njëjtin përkushtim dhe devotshmëri si luanin, mbretin e xhunglës, ashtu edhe barngrënësin më të parëndësishëm.

Instikti i vrasësit të pamëshirshëm, është aq dominues ndër to, sa mbizotëron edhe pangopshmërinë që i karakterizon.

Janë aq vrasëse katile, sa kur nuk mbetet më asgjë rreth e rrotull për vrarë, nisin dhe vrasin njëra-tjetrën pa pikën e mëshirës…

Prandaj batuta e famshme e kryeministrit “kokat hëngshin”, vlen për fazën kur në “safarin” tonë, të kenë mbetur vetëm hienat.

Deri kur të vi ai moment, që nuk më duket fort  i largët, hienat kobndjellëse me dy këmbë, do marrin jetët e gjysheve dhe mbesave të tyre.

Do vrasin pa as më të voglën mëshirë të ardhmen tonë, ashtu si janë duke masakruar me plot përkushtim dhe devotshmëri të tashmen tonë.

Hiena kobsjellëse, derisa të vijë dita kur do t’i hani kokat njëri-tjetrit, tregohuni pak të paanshëm, demostrojeni “artin tuaj të vdekjes” edhe andej lart, nga kodrat e periferisë së kryeqytetit, ku ndodhen resortet luksoze të luanëve, tigrave, leopardeve, uqërve dhe çakenjve që sundojnë këtë “safarin” tonë…

5 Komente

  1. R
    Rtv

    Mir e ke vetem njerez spo ngelin me ketu ujqer hiena cakenj lop dele po.

    Përgjigjjuni
    1. I
      Islamike nuke Kane as një lloje kodi

      E verteta ështe se Terroristat islamike, nuke kane as një lloje Kodi. Dauti vret 3 gra dhe plagose 3 të tjera në një dite, edhe pse më pare, kishte vrare edhe një tjeter. Kurse këta dje, hapin zjarre në mest të qyteti dhe mbi civil.

      Përgjigjjuni
    2. F
      Fuksi

      Mire e ke gruan ti more kokpalare?

      Përgjigjjuni
      1. J
        Juli

        Ja doli një GOMAR Mirë tju bëhet,e meritoni,kokat hëngshi. Zhdukuni dalë nga dalë,disa ke të shumtit të tjerët në burgje.

        Përgjigjjuni
      2. s
        saimir

        Pse ka grua ky robqire e thes muti mashtrues e trafikant

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje