
Fatjon Murati i cili ishte nën masën e arrestit të shtëpisë rezulton se ditën e ngjarjes më datën 12 Mars ka kaluar në pikën e kalimit kufitar të Morinës. Gazetari Eduart Halili mëson se Murati duke shfrytëzuar marrëveshjen e lëvizjeve pa kontroll në fundjavë nuk është penguar për të kaluar kufirin më Kosovën.
Dyshimet e grupit hetimor e lidhin lëvizjen e Fatjon Muratit më dy personazhe të cilët kanë lidhje shoqërore me 32 vjeçarin.
Ata janë Gentian Reci dhe Indrit Dokle të cilet sipas hetusve në mesditën e datës 12 Mars kanë lëvizur drejt Maqedonisë, ndersa Murati ka lëvizur drejt Turqise.
Ndërkohë vijojnë hetimet për zbardhjes e ngjarjes së Don Boskos që tronditi kryeqytetin mbrëmjen e së dielës.
Grupi hetimor ka vijuar edhe këtë të martë me mbledhjen e kamerave të sigurisë në rrugën Anastas Shundi.
Nga verifikimet e kryera deri tani ka rezultuar në një kamer sigurie në orën 20:20 minuta ka pikasur makinën BMË seria 5 me targa të huaja e cila kalon në zonën e Qafe Kasharit. Më pas kjo makinë është parë po nga e njëjta kamera duke u larguar me shpejtësi në orën 20:50, ku sipas hetuesve kaq i ka mjaftuar atentatorëve për të kryer krimin.
O tema Pse nuk ju thoni delenxhinjve kush ishte gjykatsia qe e liroi kete tipin.
Ai gjykatesi ka firmosur me rovolen tek koka. Vetem tani, po fshihen si minjte keta, se deri para 2 vjetesh te vrisnin vetem po ti shikoje ne sy. Koha e te forteve ka mbaruar, edhe ata vete e dine. Mund te shkojne te jetojne ne Dubai, Columbi, por jo ne Shqiperi. Kosova nuk po bashkpunon me Policine Shqiptare , per te arrestuar personat ne kerkim ne Shqiperi.
Kane shkue tek vllezrit në Turqi, çfare çudije..
Ate tipin e liroi leku .qe ka dhene..mjere njetzit .ne cfare vendi jetojnë..
Lereni Anastas Shundin fisnik emrin e te cilit e ka rruga! ????
e liro apeli dhe i nxori ne prite koleget e shkalles se pare dhe prokurorise qe i sekuestruan pronat .
Jane per tu denuar gjyqtaret qe lirojne keto kriminele. Ne se u vihet arma ne koke e kane frike, te japin doreheqje nga gjyqsori, se po shkaktohen vrasje te tjera pas lirimit. Le te zevendesojne prost....ne rruge, se gje tjeter nuk dine te bejne, vetem te trashen me leke.
Pse e permendni Anastas Shundin fisnik ne kete lajm! Ta kujtojm! ❣️
Rruga thote o debil . Ca fisniku ka qene Anastas Shundi . Ka pas titullin pashe o bej ? Qytetar i Tirones si pothuajse gjithe qytetaret e tjere te civilizuar te ketij qyteti
More shume te mençem: kur kreminelet hyne ne lokal donin te vrisnin gruane e gjore apo dike tjeter, dhe ke?????? Behuni gazetare mor aman se nuk dime si te gjykojme. Te qelloshe ne ajer dhe plumbi te kapi çfar te kapi do te thote se nuk ke vajtur per te vrare hasmin por ke te kape plumbi dhe keshtu humb qellimi per te cilin gazetari kerkon te beje lajme.
Shtet karnaval ! Shteti drejtohet nga burra dhe jo nga bandite.