Iu gjetën mbi 100 mijë € në makinë, arrestohet efektivi i RENEA-s, shoqërohej me një të dyshuar për atentatin në "Don Bosko"

14 Mars 2023, 16:37Kronika TEMA

Iu gjetën mbi 100 mijë € në makinë, arrestohet efektivi

Shoqërohet në Policinë e Tiranës efektivi i RENEA-s Altin Morina. Në mjetin e këtij të fundit janë gjetur rreth 100 mijë euro kesh. 

40-vjeçari u kap nën shoqërinë e një personi që dyshohet si i përfshirë në atentatin në Don Bosko. Ende nuk ka dijeni se çfarë me saktësi e ka lidhur efektivin e RENEA-s me personin që po verifikohet për lidhje me atentatin në Don Boskos, por deri në këto momente policia nuk e ka të konfirmuar Morninën si person të dyshuar për të njëjtën ngjarje.

Njoftimi i policisë: 

Finalizohet nga Forca e Posaçme "Shqiponja" operacioni policor i koduar “Fast”, falë inteligjencës informative.

Vihet në pranga për pastrim të produketeve të veprës penale, fshehje e të ardhurave dhe shpërdorim detyre një 43-vjeçar, punonjës policie në Repartin Renea.

Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale shuma të madhe në euro, paund e lekë shqiptare.

Mesditën e sotme, falë inteligjencës informative se një shtetas (punonës police), qarkullonte me automjet tip "Audi" dhe kishte me vete sasi të konsiderueshme parash, menjëherë shërbimet e Forcës së Posaçme "Shqiponja", kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Fast”.

Në kuadër të këtij operacioni, te Kodra e Diellit, shërbimet e Forcës së Posaçme Shqiponja kanë konstatuar dhe shoqëruar në ambientet e DVP Tiranë automjetin e dyshuar sëbashku me drejtuesin e tij shtetasin A. M., 43 vjec, banues në Tiranë, me detyrë Shef i Stërvitjes te Reparti Special Renea.

Gjatë kontrollit dhe kryrjes së automjetit rezultoi se në serdiljen e pasagjerit, në vendin e parë të automjetit, ndodhej një qese plasmasi brenda të cilës kishte lekë, euro dhe paund.

Nga numërimi rezultoi se në qesen e palsmasit kishte rreth 113 mijë euro, rreth 290.00 lekë të rinj dhe 80 paund, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore të kryera nga strukturat hetimore të DVP Tiranë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. M., dhe materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme për vepra penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Fshehja e të ardhurave”  dhe “Shpërdorimi i detyrës”.

1 Komente

  1. m
    mirel

    Sa shpejt i kaluan vitet ketij tipit, nga 40 vjec tek paragrafi i dyte ne 43 vjec tek paragrafi i katert.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje