3 orë në SPAK, Ndrea Prendi: Do paraqitem sa herë të më thërrasin

23 Korrik 2024, 18:55Kronika TEMA
3 orë në SPAK, Ndrea Prendi: Do paraqitem sa herë të më

Prokuroria e Posaçme ka nisur prej ditës së hënë të marrë deklarimet e personave që kanë dijeni për “21 Janarin”, 8 ditë pasi regjistroi hetim penal për dosjen në fjalë.

Të parët që iu përgjigjën pyetjeve të organit të akuzës ishin familjarët e të ndjerit Aleks Nika, përkatësisht e veja e viktimës së "21 Janarit", Rajmonda dhe xhaxhai i tij Mark Nika.

24 orë pas dëshmive të tyre dhe apelit që bënë në media, që SPAK të zbardhë të vërtetën e ngjarjes duke nisur nga zinxhiri komandues, në dyert e Prokurorisë së Posaçme është paraqitur ish-komandanti i Gardës së Republikës, Ndrea Prendi.

Prendi hyri në ambientet e SPAK, ku u pyet për llogari të hetimit të "21 janarit", rreth orës 15:30 dhe u largua në orën 18:30.

“Sa herë të na thërrasin”. Kjo ishte përgjigja e Prendit për gazetarët pasi la ambientet e SPAK ku dha deklarimet e tij për rreth 3 orë para prokurorëve.

I pyetur nëse do të paraqitet sërish në SPAK për çështjen e “21 Janarit”, ai tha: “Për çdo gjë”.

6 Komente

  1. s
    saliu duhet te shpallet terrorist

    te pyeten kush ta nxiu syrin,apo e dine ata se te kane pyetur edhe ne kohen e vrasesit sali

    Përgjigjjuni
    1. Z
      Zaza

      Plehrat e saliut Shko te ballkoni lalezit

      Përgjigjjuni
      1. N
        Ndeshkim deri ne maksimum

        Spaku duhet ta filloje hetimin me urdherin e Ina Rames ae nuk u zbatua , te arrestohen tere zinxhiri i Gardes edhe ish shefi i policise qe nuk zbatoj urdhrin , bile duhet te arresohet kush e pengoi ish shefin e policise Na ben edhe te ndershmin nje palaco si ky plera qe vec qe vrane njerzit po na ben edhe garipin .

        Përgjigjjuni
        1. B
          Bureto

          Trego se kush ta nxiu syrin se do kesh lehtesiara. Trego gjithashtu rolin e Agron Kuliçajt ate pas dite dhe në vijim. A mos valle nga ai e hengre ate grushtin, meqe mesa duket hezitoje te zbatoje urdherin e paligjshem per te qelluar mbi turmë?!

          Përgjigjjuni
          1. S
            Spak mere seriozisht punen

            Kam shume frike se do ta bejne si gjyqin e Fate Mediut qe sapo del nga seanca na ben trimin , te ndershmin , demokratin e perpikte e pastaj shkon pret shurren e Salmutit edhe ky si duket ne ate rruge . Duhet me pa tjeter te arrestohen ky i pari Ndrea , ish shefi qe nuk zbatoj urdhrin e Ina Rames , Sali krimit ti hiqet arresti ne shtepi po te kaloje ne burg nese Spaku e ka vertet ae do ta zbardhi te verteten . Tere gardistet qe u shperblyen te kethejne leket se leket e semes apo te Liries i kishte qe i shperbleu per te vrare protestuesit .

            Përgjigjjuni
            1. H
              Haka Tekizoti

              Ata që thonë atë që thotë Prendi: do të paraqitem sa herë të më thërrasin, e thonē me idenë sikur SPAK-u ua njeh si nder dhe ky nder duhet t'u shpërblehet me lëshime penale.

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje