Pas rihapjes së dosjes së 21 janarit, në Prokurorinë e Posaçme (SPAK) është paraqitur këtë të martë (23 korrik) ish komandanti i Gardës, Ndrea Prendi.
Ky i fundit akuzohet si përgjegjësi kryesor për vrasjet e 21 janarit.
Kujtojmë që Ndrea Prendi u shpall fajtor për akuzën e vrasjes nga pakujdesia ndaj protestuesit Faik Myrtaj dhe u dënua me vetëm një vit burg.
Report TV ka mësuar se në ditët në vijim pritet edhe dorëzimi i audio kasetës ku familja Nika thotë se ish-kreu i Gardës Ndrea Prendi jep urdhër që të qëllohet ndaj protestuesve, pas komunikimit me Sali Berishën.
Një ditë më parë u paraqit në SPAK dhe Rajmonda Nika, gruaja e Aleks Nikës, një nga 4 protestuesit e vrarë në protestën e 21 janarit.
Ajo ishte e shoqëruar nga xhaxhai i të ndjerit, Mark Nika, ku të dy kanë dëshmuar në SPAK në lidhje me dosjen e 21 janarit.
Rajmonda Nika ishte ajo që fitoi betejën në Strasburg, ku Gjykata Ndërkombëtare i konsideroi si vrasje shtetërore ato të 21 janarit dhe u shpreh për mungesën e hetimeve në Shqipëri përgjatë këtyre viteve.
Gjykata e Lartë pastaj urdhëroi Prokurorinë e Posaçme të regjistronte procedimin, pas vendimit së Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.
Prokuroria e Posaçme regjistroi më 16 korrik procedimin penal për dosjen e 21 janarit, për vrasjen e Aleks Nikës dhe plagosjen e tre protestuesve të tjerë, Artes Dybeli, Ilia Qesko dhe Ilia Papa.
Me anë të një njoftimi, SPAK thotë se ka regjistruar procedimin penal për “vrasje në rrethana të tjera cilësuese” e kryer në bashkëpunim, “shpërdorim detyre” dhe “Kryerja e veprimeve që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.
Ndrea Prendi duhet hetuar i izoluar ne arrest me burg. Ky eshte njeriu kyc per zberthimin e te vertetes.