Zbardhen detaje të reja nga festa që për pak u kthye në tragjedi orët e para të mëngjesit të sotëm, kur u plagosën tre persona, 36-vjeçarja Elona Pinarin dhe dy vëllezërit Pengili.
Ngjarja ka ndodhur në një lokal në zonën e Rrugës së “Kavajës” në Tiranë, teksa personat kanë qenë duke festuar.
32-vjeçari me Edison Elezaj djali i biznesmenit të ujit "Lajthiza", ka nxjerrë armën që e mbante pa leje për t’ua treguar kushërinjve të tij.
Policia pohon se Edison Elezaj aksidentalisht e ka shkrepur dhe plumbi ka gërvishtur dy vëllezërit, dhe 36-vjeçaren e ka plagosur në zonën e barkut.
Të tre personat janë transportuar në një spital privat, ku vëllezërit 36 dhe 34 vjeç, pas ndihmës së parë janë larguar në shtëpi, ndërsa Pinari po vijon mjekim, por paraqitet jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti dhe arrestimin e autorit.
Me nje plumb "aksidental" ka plagosur tre veta?! Sa shemtuar ngrihet mashtrimi per ta mbrojtur?
Kamerat do tregojnë dinamikën si ka ndodhur, por nëse ka ndodhur si thotë policia, s’ka budalla më të madh se ky në fis.
Si nuk heqin dorë këta malok nga armët ....
Marrin shembull nga ata te jugut qe vrasin si me qene skuadra mafioze ne Siciline e '80
Maloku tani ka dal me.leke
Qenka update edhe shprehja "Me nje plumb vret dy zogj"
Me arme pa leje ha burgun. Po kur me arme pa leje vret tre vete( se rastesisht mbeten gjalle) nuk denohesh!Ky leku te beka te pa prekshem!