Ku është zhdukur Ervis Martinaj? Taulant Balla: Kemi një pistë hetimi. Nuredin Dumani jep urdhra nga burgu? Ja si përgjigjet ministri

23 Korrik 2024, 11:56Kronika TEMA
Ku është zhdukur Ervis Martinaj? Taulant Balla: Kemi një

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla tha në një intervistë në Euronews Albania se ka një pistë hetimi për fatin e të shumëkërkuarit Ervis Martinaj.

Sipas Ballës, çështje të kësaj natyre, kërkojnë më tepër kohë për të arritur në përfundimet e duhura.

“Policia e Shtetit e ka një pistë hetimi. Por këto janë çështje që kërkojnë kohë për t’u hetuar. Rëndësi ka që gjithçka të bazohet mbi prova dhe të konkludohet me prokurorët sa më shpejtë të jetë e mundur” –u shpreh Balla.

Në fjalën e tij, ministri tha se hetimet kryen nga prokuroria, e si të tilla  edhe për çështjen në fjalë hetimet po kryen në basshkëpunim mes Policisë së Shtetit dhe Prokurorië së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Nuredin Dumani jep urdhra nga burgu? Ja si përgjigjet ministri

Ministri i Brendshëm Taulant Balla u pyet për rastin e Nuredin Dumanit i cili arrin të flasë lirshëm nga qelia e burgut e madje ka akuza se ai nga burgu vendos gjoba dhe porosit vrasje.

I pyetur se çfarë statusi ka Nurdin Dumani përveçse i penduar i drejtësisë dhe çfarë kontrolli ka Policia e Shtetit ndaj individëve të tillë me rrezikshmëri të lartë, Balla tha:

“Etikën e ministrit të Brendshëm nuk do e thyej asnjëherë për të hyrë në vlerësime konkrete për elemente kriminalë të caktuar. Nuk i takon Ministrit të Brendshëm të japë asnjë koment, jo për këtë, por për asnjërin prej tyre.

Fatmirësisht ky person është në duart e drejtësisë. Policia e shtetit ka detyrën të gjejë, të garantojë pronat dhe ti vendosë para drejtësisë. Nga ky moment e tutje, natyrshëm policia vazhdon ti mbikëqyr, por mua nuk më lejohet të bëj asnjë koment as për rastin në fjalë e as për një rast tjetër”,-tha ministri Balla.

6 Komente

  1. p
    preshevali

    Ky si gramafon i prishtë por me githatë për dallim nga Braçe dhe Spahiu, bile nuk eshte negativ.

    Përgjigjjuni
    1. E
      Elbasani

      Sakte! Taulant!

      Përgjigjjuni
      1. B
        Baulant Talla

        Ja dhe shoku Balla ky copa katunarit, me gojen shtremberuar nga "Vegla" e Kryetarit / simbol i injorantit qe dhe me kostum veshur, ngjan fiks Dordoleci qe ben per te qeshur /

        Përgjigjjuni
        1. p
          pano

          Nuk e prishe akoma Ramen o Luc? Ke nje dekade qe ja merr ne goje...

          Përgjigjjuni
          1. M
            Mati

            Po pse s’te lejohet o rrusho!? Pyetje legjitime ishte meqe ka akuza dhe ka precedente te rende ne kete drejtim, mjafton te kujtosh pergjimet qe dolen per Shullazin.

            Përgjigjjuni
            1. N
              Neziri

              Medet per ket popull ne dor te kujt ka ra.

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje