Gazetari Artan Hoxha i ftuar në “Top Talk” foli për hetimin e dosjes së “21 Janarit”, nga SPAK, ku sot u morën në pytje familjarët e të ndjerit Aleks Nika.
Ata thanë para mediave se kanë dhënë fakte të reja, ndërsa xhaxhai i Nikës, Mark Nika përmendi edhe materialin “kasetë”, që do të shërbejë si provë e fortë, të cilën e zotëron Artan Hoxha.
Gazetari thotë se këtë material ai do t’ia dorëzojë Prokurorisë së Posaçme në momentin që do ia kërkojnë, ndërsa rrëfen se nuk ia ka dhënë asnjë Gjykate deri më tani, nga frika se mund të zhdukej si provë.
“Kam dhënë deklarimet e mia në Gjykata dhe transkriptet dhe jo materialin sepse nuk kisha besim. Unë do ta dorëzoj materialin në momentin që do thërritem nga SPAK. Ky material tregon ndryshe nga vendimi i gjykatave shqiptare, që nuk janë vrasje nga pakujdesia, por vrasje me urdhër, me dijeni të plotë”, tha Hoxha.
Sipas tij, përveç dosjes së Gjykatave, që SPAK duhet të zbardhë, ka edhe një dosje tjetër, ku sipas tij është hetuar se si janë manipuluar apo fshehur provat.
“SPAK është i detyruar ta zbardhë, ka edhe një dosje tjetër që është hetuar për fshehjen e provave. Nuk e kemi ditur, por është pushuar. Sali Berisha, Lulzim Basha dhe Andrea Prendi janë në këtë dosje, që do të ndihmojë se si u manipuliuan dhe u prishën provat”, tha gazetari për Top Talk.
Une mendoj se Spaku e ka kap nga bishti kete pune dhe Basha me Meten Po akuzojne njeri tjetrin portaleve. Ata duhen arrestuar dhe zberthyer per kete krim te perbindshem. Boll u lejuan qe kriminelet te tallen me viktimat
Dmrh ti i paske te tera ne dore? Sa pushtet paske o qerrata! Thashethemexhi qe akoma nuk e kuptoj perse media I jep hapesire! Sa mbrapa jeni ne Shqiperi more aman! Media e lire nuk duhet te thote te merreni me thashetheme!
Nuk di saktësisht kohën e rënies në dorën tuaj Artan por frika nuk është justifikim.Jan jo pak por 13 vjet turpi për drejtësin dhe tmeri për familjen NIKA. MOS LUANI!!!!
Më parë se ta dorzosh, bëje publike, me qëllimin dhe nëse e zhdukin, të mbetet si provë në ekranet televizive ku ta dëgjojë dhe populli. Edhe ruaj veten se nuk kanë besë këto, paguajnë aq sa ka lloj lloj drogaxhijsh që për pak lekë, bëjnë krime. E patë çu bë në tepelenë, morën dy jetë të pafajshëme.
Interesting!
Per sa kohe te kete Popullsi te banuar ne shqiperi ! keto do jene vetem lojra e kapi se kapi ! Fundi dihet te mjeret ata qe u vrane dhe te mjeret ato qe do te vriten ne te ardhmen...se ne shqiperi nuk duhan te kete vertete nje Demokraci dhe nje liri vertete te plote pa dallime nese je Politikane apo je qytetare i thjeshte....
Per sa kohe te kete Popullsi te banuar ne shqiperi ! keto do jene vetem lojra e kapi se kapi ! Fundi dihet te mjeret ata qe u vrane dhe te mjeret ato qe do te vriten ne te ardhmen...se ne shqiperi nuk duhan te kete vertete nje Demokraci dhe nje liri vertete te plote pa dallime nese je Politikane apo je qytetare i thjeshte....
Keto lojra fjalesh midis "liderve" e mjegullojne ngjarjen, gje qe i intereson Rames, I cili I kishte punesuar protestuesit, sic tha ne fillim motra e Ziver Veizit, po pastaj ua mbyllen gojen familjareve qe te mos e permendnin ate fakt.Si do zgjidhet kjo ceshtje prej SPAK do tregoje shume per natyren e better te Keith institucioni, nese eshte apo Jo vegel e pushtetit, sic ka ndodhur historikisht.
Te ******robt Baze legeni, servil, jargash. E verteta dhemb edhe per kete karikaturen.
@Shkembi, ke plotesisht te drejt vella i dashur,keto jane te gjithe pa perjashtim disi kriminele,eshe tallen me ne popullin,qe jemi te gjithe disi viktima…nuk po shohim pakez drite ne fund te tynelit…vetem erresire
Doli përseri Artadhi! Djalë trim ky, ka shumë burime dhe dijeni për ngjarje dhe krime. Pastë fat....
S'po merret vesh kush ç'punë kryen në Shqipërinë tonë.Heton SPAK apo ky Hoxha,ka shtet apo grupe mafioze që ta bëjnë gjykimin para se të vendos gjykata.Evropa po habitet,por thjesht po hesht gjersa Shqipëria po e ndihmon Evropën dhe Serbinë kunder Kosovës.