Është ekstraduar nga Gjermania ish-efektivi i RENEA-s, Adrian Pikli, i akuzuar nga GJKKO për pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal dhe për posedim të armëve të zjarrit.
29-vjeçari ka mbërritur në Rinas nga Gjermania, ku ishte ndaluar nga autoritetet aty.
Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit te Organizuar, më datë 15.05.2024, i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
“Si rezultat i bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet specialistëve të Interpol Tiranës dhe homologëve në Gjermani, u ekstradua shtetasi A. P., 29 vjeç”, thuhet mes të tjerash në njoftimin e GJKKO.
Lini një Përgjigje