Aksident i rëndë në Durrës, ndërron jetë 32-vjeçari

23 Korrik 2024, 09:42Kronika TEMA
Aksident i rëndë në Durrës, ndërron jetë

Një 32-vjeçar ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës pasi mbrëmjen e së hënës ishte pasagjer në një automjet që u aksidentua në fshatin Bilalas.

Sipas policisë, për këtë rast është vënë në pranga shtetasi me iniciale S. L., 46 vjeç, pasi ishte nën drejtimin e automjetit që u aksidentua.

“Specialistët e qarkullimit rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin S. L., 46 vjeç, banues në fshatin Rubjekë, pasi mbrëmjen e djeshme, në fshatin Bilalas, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga.

Nga aksidenti ka humbur jetën në Spitalin e Traumës, pasagjeri në këtë automjet, shtetasi Gj. Gj., 32 vjeç, banues në Shijak”, njofton policia.

Lini një Përgjigje