46-vjeçari shqiptar humb jetën gjatë grabitjes së një shtëpie në Itali

15 Shkurt 2026, 22:43Kronika TEMA
46-vjeçari shqiptar humb jetën gjatë grabitjes së një

Një shqiptar 46-vjeçar i identifikuar si Arben Kristo (Christea) humbi jetën teksa po përpiqej të largohej pas një grabitjeje në zonën e Gorellos në Arezzo të Italisë.

Mediat italiane shkruajnë se ai u plagos rëndë në këmbë nga një kunj hekuri i gardhit metalik që ishte vënë për të ruajtur të mbjellat nga derrat e egër dhe sipas autoriteteve humbi jetën për shkak të hemorragjisë.

Dy grabitës të tjerë që e shoqëronin u larguan pa lënë gjurmë. Megjithatë, policia italiane është duke verifikuar veprimet e një 76-vjeçari italian i cili ka qëlluar me armë kur ka parë grabitësit të dalin nga vila e vëllait të tij, i cili ndodhej jashtë për një darkë.

I moshuari ka thënë se ka dëgjuar alarmin dhe se kur ka dalë në ballkon ka parë grabitësit që po largoheshin. Ai ka thënë se ka marrë një armë që e mbante me leje dhe ka qëlluar dy herë në ajër me qëllim që t’i trembte grabitësit.

Për momentin nuk ka akuza të ngritura ndaj tij. Fillimisht pritet të dalin analizat e autopsisë dhe një analizë balistike që do të përcaktojë afatin e saktë kohor të ngjarjes. Hetuesit po përqendrohen edhe te lëvizjet e bandës, që besohet se janë nga zona e Romës.

Arbeni thuhet se qëndronte ilegalisht në Itali dhe ka pasur disa dënime të mëparshme për krime kundër pronës. Hetimet nuk kanë identifikuar ende një adresë specifike se ku ai po qëndronte. Para incidentit, u raportuan dy raste të tjera për tentativë grabitjeje në zonë.

10 Komente

  1. H
    Hale

    Plehre hajdut ne ferr shkofsh......

    Përgjigjjuni
    1. D
      Do Zoti nuk gabon ne jeten e dyte !

      Djersa e tjetrit qe ka derdhur djerse tere jeten , aqe me keqe nje te moshuari, qe mund te ishte Prindi i secilit nga ne....dhe tja pervetesoshe pa te drejte si ne kete raste... Fundi dihet..... po te punonte si gjithe te tjeret, do te ishte ne jete akoma po si gjithe te tjeret.. Mbase ne jeten e dyte qe do kete secili , mbase nuk vjedhe me se ka mare shembull vdekjen e pare , dhe do ti shtrohet punes dhe do te jetoje si secili me pune dhe djerse..

      Përgjigjjuni
      1. P
        Petriti

        Edhe skifterat kane probleme nganjehere!

        Përgjigjjuni
        1. V
          Ver

          Pushka top plakut

          Përgjigjjuni
          1. S
            S mbarohen felliqesirat,

            Ata I vene per derrat del deri shqipetar..Race hajdutesh.

            Përgjigjjuni
            1. X
              Xha

              Tipike shqiptare, Shokët e lënë pas, Vdres si hajdut, Shumë hajdutë shqiptar nëpër botë, Na vjen inat kur na thonë kriminelë

              Përgjigjjuni
              1. R
                Realisti

                Pushka top dhe vafshin në skëterrë këta plera që vjedhin djersën e tjetrit.

                Përgjigjjuni
                1. H
                  Hamin vafte ne veshe te Zotit.

                  Hamin Hamin .. mese e drejte ...Zoti ia ka ndeshkuar dhe do ti ndeshkoje... Por mirepresim te denoje dhe te ndeshkoje dhe penecilinen kriminelin qe i hapi rruge cdo krimi ne shqiperi...

                  Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje