
Policia e Shtetit do të ketë një flotë të re makinash. Por kjo nuk do të kalojë pa kosto në buxhetin e këtij institucioni.
Rreth 5 milionë euro do harxhojë Policia e Shtetit për marrje me qira të automjeteve.
Në lajmërimin e bërë në buletinin e Agjencisë së Prokurimit Publik thuhet se ato janë mjete operacionale. Kontrata është e ndarë në dy lote me nga rreth dy milionë euro secili.
Gjysma e këtyre parave, Policia e Shtetit do t’i harxhojë për të marrë mjete me qira me lëndë djegëse, ndërsa gjysma tjetër për mjete elektrike.
Në total, policia do të marrë 134 makina. 67 prej tyre elektrike dhe 67 të tjerat do të punojnë me karburant. Kostoja ditore e tyre do jetë rreth 26 euro.
Kontrata do të jetë 4-vjeçare dhe kompanitë kanë kohë deri në 11 korrik për të paraqitur ofertat.
Skema me e thjeshte per te pastruar parate ndonje "biznes" qe eshte hapur kohet e fundit.
Si eshtee me mire t'i blesh dhe te jete prone shteti apo te paguash qira dhe te mos jete e jotja ?
Prone shteti,???????? Per cfare per ti dergusr per skrap ne Elbasan pas 4 apo 5 vitesh perdorim pasi jane konsumuar? Edhe kostoja e mirembatjes e larte dhe burim korupsioni. Me mire zgjidhja me qira.