Efektivja e plagosur tek vrasja e Pjerin Xhuvanit ndërton skemën e ngjarjes: Ja si ndodhi

14 Qershor 2022, 12:32Kronika TEMA

Efektivja e plagosur tek vrasja e Pjerin Xhuvanit ndërton skemën e

Sigurohen pamjet ku efektivja e policisë Xhensila Sota rikthehet në vendin ku ndodhi krimi i rëndë më 25 prill të vitit 2021. Xhensila Sota mbeti e plagosur nga të shtënat me armë ndërsa i vrarë mbeti Pjerin Xhuvani. Siç shihet në pamjet e siguruara nga ABC, Xhensila Sota shihet duke shpjeguar të gjithë dinamikën e krimit të rëndë.

Kujtojmë se Prokuroria e Elbasanit është rikthyer në vendin ku u vra më shumë se një vit më parë Pjerin Xhuvani, 4 ditë para zgjedhjeve të 25 prillit 2021.

Prokurorët kanë rindërtuar skenën e krimit ku u vra Pjerin Xhuvani nga Arbër Paplekaj dhe mbetën të plagosur 4 persona.

 

Lini një Përgjigje