Aksident i rëndë në Këlcyrë, 5 persona përfundojnë në spital

30 Korrik 2024, 16:02Kronika TEMA
Aksident i rëndë në Këlcyrë, 5 persona

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e kësaj të marte në Këlcyrë.

Mësohet se nga përplasja e një furgoni me një makinë kanë mbetur të lënduar 5 persona. Të lënduarit ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi:

Këlcyrë/Informacion paraprak


Rreth orës 14:00, në aksin rrugor “Ura e Leklit-Këlcyrë”, në afërsi të fshatit Kodër janë përplasur mjeti tip furgon me drejtues shtetasin G. F., dhe automjeti me drejtues shtetasin S. O.

Si pasojë janë dëmtuar 5 persona, të cilët ndodhen në spital, për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

Lini një Përgjigje