"Ndërhyri në dosjen e 'Toyota Yaris" - Ja pse u arrestua kryeprokurori i Vlorës. Aurel Zarka me 4 llogari Sky Ecc

30 Korrik 2024, 11:39Kronika TEMA
"Ndërhyri në dosjen e 'Toyota Yaris" - Ja pse u

Zbardhet roli i kryeprokurorit të Vlorës Aurel Zarka në provat që ka siguruar SPAK, për ti komunikuar akuzën dhe ekzekutuar arrestin në burg.

Burime të Report TV bëjnë me dije, se është vërtetuar që vetë prokurori ka patur 4 llogari të aplikacioneve Sky Ecc. 

Të njëjtat burime bëjnë me dije se Aurel Zarka ka ndërhyrë në një fraksion të dosjes së ashtuquajtur “Toyota Yaris”, nëpërmjet oficeres në atë kohë të Krimeve të Rënda, Eriona Dautaj.

Edhe kjo e fundit rezulton të ketë patur përdorim të aplikacioneve të koduara, nga të cilat janë zbardhur bisedat që sipas akuzës provojnë veprën penale të ushtrimit të ndikimit të paligjshëm.

Zarka dyshohet se për këtë fraksion të dosjes, ku ishin përfshirë kushërinjtë Vladi, ka ndërhyrë për të lehtësuar pozitat ligjore të tyre. 

Lidhur me operacionin e fundit të SPAK, nga 4 urdhër arreste, është ekzekutuar vetëm njëri prej tyre, ai ndaj kryeprokurorit Zarka, ndërsa ende nuk janë vënë në pranga magjistratja Eriona Dautaj, avokati Radovan Çela dhe biznesmeni Astrit Vladi.

Ky i fundit rezulton të jetë vëllai i Elvis Vladit dhe kushëri i afërt i Alfred Vladit. Elvisi rezulton të jetë dënuar më mungesë me 1 vit e 6 muaj burg për “Mosdeklarim të ardhurash në kufi".

3 Komente

  1. K
    Kalec Dega

    Toyota e Librazhdit thua...e Tualet Palles..NoN-GRATA shpejt...pranaj e hoqi Rama, lol

    Përgjigjjuni
    1. C
      Cuni i Vuk Karaxhicit , Dobicit nga VICIDOLI

      Duhet nje gomar si Kalesh Dega nga hordhite e shpellareve te Dragobise qe te mund te shpjegohen keto probleme kaq te koklavitura !

      Përgjigjjuni
    2. J
      Jugu

      Po paska patur te drejte Berisha per kete Toyoten. Merr ca kohe dhe pastaj vecse vertetoni cfare Berisha thote. YYYYt hajduta me cizme.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje