SMS-ja “Welcome to Greece” që i mori jetën biznesmenit në Sarandë

29 Korrik 2024, 19:11Kronika TEMA
SMS-ja “Welcome to Greece” që i mori jetën biznesmenit

Biznesmeni Armandi Nelaj nga Saranda humbi jetën në 24 qershor si pasojë e një shpërthimi me lëndë eksplozive teksa ishte në det në orët e vona të natës.

Gazetari Eni Ferhati ka shpjeguar në Euronews Albania, gjithë dinamikën e shpërthimit me tritol, ku mbeti i vdekur biznesmeni Armand Nelaj.

Sipas gazetarit, 52-vjeçari kishte marrë porosi nga 35-vjeçari Erdian Muho për të hedhur në erë anijen e linjës Sarandë-Korfuz, për arsye konkurrence.

Në momentin që Nelaj ishte afër anijes për të montuar lëndën plasëse, në telefonin e lidhur me tritolin u futën valët greke, duke bërë që mesazhi “Welcome to Greece”, të aktivizonte shpërthimin.

“Sasia e eksplozivit do të vendosej në pjesën fundore të tragetit, e lidhur me një aparat celular, në vakum. Autori i cili humbi jetën, nuk kanë llogaritur diçka sipas hetuesve. Në momentin që autori i është afruar anijes, kanë hyrë valët roaming dhe ka ardhur një mesazh në telefon. Kjo ka qenë fatale për Armand Nelaj”, tha gazetari.

Më pas, sipas gazetarit, informacionet kanë qenë në rrugë operative, që kanë bërë të mundur arrestimin e autorit të dyshuar si porositës i ngjarjes.

Sipas informacioneve që gazetari dispononte ky i fundit ka qenë i angazhuar edhe politikisht në qytetin e Sarandës.

Bëhet fjalë për Erdion Muhon, i cili  është djali i një biznesmeni tjetër të njohur në qytetin e Sarandës.

Ai merret kryesisht me biznese në fushën e hotelerisë, turizmit dhe transportit detar.

Në vitin 2021 Muho ka qenë pjesë e listave për deputet në listat e Lëvizjes për Ndryshim të ish-kryeparlamentares Jozefina Topalli.

Ngjarja e një muaji më parë ishte e mbushur me mister, pasi fillimisht u dyshua se i shpërtheu bombola e oksigjenit ndërsa pati hetime edhe për një atentat të mundshëm.

Viktima u gjet nga dy shtetas të huaj, të cilët udhëtonin me një gomone drejt skafit të tyre. Këta dy persona e kanë nxjerrë menjëherë nga uji dhe e kanë transportuar drejt Portit të Sarandës, ku më pas është marrë nga ambulanca për ta dërguar në spital. Pavarësisht përpjekjeve për ta shpëtuar, biznesmeni nuk ka arritur të mbijetojë.

Armandi Nelaj ishte biznesmen prej 13 vitesh, pronar i një kompanie të mjeteve të rënda të ndërtimit.

25 Komente

  1. B
    Baftjari nga Skrapari

    Nuk thote kot pipëlli.. kush i ben gropen shokit bi vet mren

    Përgjigjjuni
    1. R
      Realisti

      Hajde hap biznes ne Shqiperi po deshe.

      Përgjigjjuni
      1. p
        prec ulaj

        Zagaret e Josefines apo Saliut, keto metoda biznesi perdorin, ndaj perfundojne keshtu.

        Përgjigjjuni
      2. N
        Nje nga Skrapari

        Dmth i ndjeri nuk ka patur ndonje ndryshim nga vrasesit me pagese.Pra eksplozivi do shperthente dhe eventualisht mund te shkaktonte edhe nje ose me shume viktima te pafajshme.Pra , me ligj konsiderohet terorist.A i temen si te genjene pamje i tij,se duket si te ishte kryetari Bashkise se Sarandes.

        Përgjigjjuni
      3. O
        Orthodhoks gayreek

        gjeti ate qe kerkonte

        Përgjigjjuni
        1. .
          .

          Kjo ngjarje sjell ne pah luften (prej vitesh) te pa bese ekonomike qe Turkoçamet bejne ndaj minoritarve Grek. $$$$$$$$ Nje jete T-çamet viktimizohen qe te humbasin gjurmet e krimit. Pa besia e tyre ndaj faktorit Grek duket qe bizneset te krijuar me Dhrahmit Greke te droges dhe hashishit $$$$$$$ Dhe me ketò para te krimit luftojne minoritetin e nderuar Grek te Skiperis.

          Përgjigjjuni
          1. Q
            Qirja Qirjaqi

            Qirja Janulla camet nuk viktimizohen e dashur Janulla. Fakt eshte qe camet nuk jane atje ku kane jetuar para 100 e kusur vitesh. Prandaj Qirja Janulla greqiret hiqen si viktima. Psh ty Janulla po te vene shqelmin nga Alvania dhe te marrin ca ke si do ndjehesh?

            Përgjigjjuni
            1. A
              ALB Patriot

              Bravo! Ta gezosh pasaporten greke!

              Përgjigjjuni
          2. w
            w

            Nelaj ,,Muho ,,,dava lebrish,,

            Përgjigjjuni
            1. M
              Muli

              Gojet e liga do thone se kishte gabim Dulla qe fuste zhurmusët...

              Përgjigjjuni
              1. S
                Sunitet nuk behen njerez, lloji i kafshes.....

                Wellcome to Greece....bummmm,shkoi per lesh tourkotsami!

                Përgjigjjuni
                1. H
                  Haka Tekizoti

                  Greqia ka metoda më sofistikuara për të luftuar krimin në Allvani. Me njē sms e zhduku njërin. Ne zor ta gjenim. Kjo tregon që shqiptarët e shitur te Greqia, si Saliu psh, apo Meta, janë largpamës të mëdhenj. Saliu kështu e ka përdorur dhe Serbinë: u vu në shërbim të saj, pastaj e përdori, i dha naftë për të ndihmuar Kosovën, tjetër gjë që nuk e kuptuan dhe e përdorën për t'i vrarë...

                  Përgjigjjuni
                  1. G
                    Gjergji

                    Ksaj i thojn me t'ardh prej Zotit.

                    Përgjigjjuni
                    1. G
                      Gazetari i Partisë

                      Profesionit me diplomë kristali

                      Përgjigjjuni
                      1. K
                        Ku eshte xhaxhi

                        Pertej ngjarjes,kjo puna e mesazhit “welcome to greece”si mundet te lejohet!!!!

                        Përgjigjjuni
                        1. b
                          ben

                          Si spjegohet qe te tere keta "biznesmenet" e krimit jane gjithmone nga mender opozita? Jo se ne anen tjeter nuk ka te tille, por tek opozita nuk gjen nje te hajrit qe ja vlen ta degjosh.

                          Përgjigjjuni
                          1. T
                            Tit Vasili

                            Nje sqarim per lexuesit , Welcome to Grecce do te thote mire se erdhet ne Greqi , cdo kompani telefonike kur del jashte nga zona apo shteti jusj dhe shkel token e shtetit tjeter kompania celulare te dergon nje mesazh welcome ne filan shtet dhe ne disa raste te jep 4 GB free, kjo ndodh sa here nderroni shtet nga njeri ne tjetrin , secili shtet i ri thote welcome, ky eshte viktime e kompanise celulare , pra ky mesazh aktivizohet automatikisht sa here kalon cdo kufi shtetesh

                            Përgjigjjuni
                            1. N
                              Niku

                              Karma is a bitch. E pastaj thone qe nuk ka Zot. Ky "biznesleshi" vetem sherr ka bere gjithe jeten, si ne familjen e vet si me te tjeret. I rrofshin leket tani, po nuk marrin euro dhe lek ne ferr.

                              Përgjigjjuni
                              1. S
                                Shkodrani-Belgjike

                                Sa posht ka ra shoqëria, vetem xhelozi për punën, leku i shumtë të ngel në fyt.

                                Përgjigjjuni
                                1. Z
                                  Zeqine sallaksja

                                  Kjo eshte nderhyrje e zotit. Ai di çben.

                                  Përgjigjjuni
                                  1. S
                                    Shteti

                                    Komplet kar

                                    Përgjigjjuni
                                    1. S
                                      Shqiptari

                                      Ngushëllime Jozi

                                      Përgjigjjuni
                                      1. S
                                        Sateliti eshte gjithmon ne vezhgim

                                        Kete e kane hedhur ne ere me dinamit Erdion Muho dhe Babai i tij per ta eleminuar se ishin konkurent ne biznes , ja kon cu sms ne tel. para se ta vendoste minen ne anijen Greke

                                        Përgjigjjuni
                                        1. A
                                          Albanistan hesapi

                                          Edi pasardhes i denje i Sali kriminelit, ligjin e konkurences e kane zevendesuar dhe vazhdon te mbizotreroj me Ligjin e Eksplozivit.

                                          Përgjigjjuni
                                          1. S
                                            Saliu

                                            Welcome to greece ????????????????????

                                            Përgjigjjuni

                                            Lini një Përgjigje