Bllokohet qarkullimi në Tiranë-Durrës, aksidenti shkakton 8 kilometra trafik

29 Korrik 2024, 18:41Kronika TEMA
Bllokohet qarkullimi në Tiranë-Durrës, aksidenti shkakton 8

Është bllokuar qarkullimi nga Maminasi deri në Kashar, për shkak të një aksidenti në autostradën Tiranë-Durrës.

Mësohet se trafiku është rënduar për shkak të një aksidenti automobilistik, pa pasoja të rënda.

Por fluksi i madh i makinave në këtë aks, ka shkaktuar trafik të rënduar në Vorë, që shkon deri në 8 kilometra.

Aktualisht, efektivët e Policisë Rrugore janë duke punuar për zhbllokimin e trafikut.

1 Komente

  1. T
    Toni M.

    Aty duhet nje makine policie civile qe te kontrollloje rrugen durres-tirane( si ne gjermani) pasi shumica e shoferave parakalojne nga korsia e dyte per tek e para... po ti veni re korsia e pare eshte me e renduar ne trafik se ajo e dyta... pra... ka me shume trafik se e dyta... gje qe do te jete e kunderta... dhe ketu lindin parakalimet e tmerrit... ku lidin shumica e aksidenteve.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje