Kush është i riu që u arrestua për shpërthimin në Sarandë, kandidoi për deputet në zgjedhjet e 2021 me Jozefina Topallin

29 Korrik 2024, 12:26Kronika TEMA
Kush është i riu që u arrestua për shpërthimin në

Personi që shihni në foton e mësipërme është 35-vjeçari Erdion Muho, i cili u arrestua nga policia këtë të hënë në lidhje me shpërthimin e ndodhur më 25 qershor në Sarandë, ku ndërroi jetë biznesmeni Armand Nelaj.

Pas hetimeve të autoriteteve u zbulua se Nelaj së bashku me 35-vjeçarin kishin planifikuar vënien e një sasie eksplozivi te njëra nga anijet që operon në linjën Sarandë-Korfuz, për motive konkurrence.

Kjo sasi lënde plasëse ka shpërthyer aksidentalisht, gjatë tentativës për ta transportuar dhe vënë në anije, duke bërë që biznemeni 52-vjeçar të ndërronte jetë.

Erdian Muho është djali i një biznesmeni tjetër të njohur në qytetin e Sarandës. Ai merret kryesisht me biznese në fushën e hotelerisë, turizmit dhe transportit detar.

Në vitin 2021 Muho ka qenë pjesë e listave për deputet në listat e 'Lëvizjes për Ndryshim' të ish-kryeparlamentares Jozefina Topalli.

Nuk dihen ende nëse Muho ka qenë afër 52-vjeçarit në momentin e shpërthimit dhe si ai ka mundur t’i shpëtojë fuqisë goditëse të lëndës plasëse.

2 Komente

  1. p
    pilo Lala

    Keta pisa jane copezat e tritolit te Sali Berishes.

    Përgjigjjuni
    1. N
      Niku

      Ne te s'emes. Ishalla i pelqejne akulloret.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje