Përmbyset kamioni i ngarkuar me krom në Kalimash, humb jetën shoferi 37-vjeçar

29 Korrik 2024, 10:16Kronika TEMA
Përmbyset kamioni i ngarkuar me krom në Kalimash, humb jetën

Një aksident i rëndë është shënuar mëngjesin e kësaj të hëne në Kalimash.

Policia njoftoi se është përmbysur një kamion i ngarkuar me krom dhe si pasojë ka ndërruar jetë drejtuesi i kamionit.

Mësohet se viktima është identifikuar si S.Lugja, 37-vjeç. Ai punonte si shofer i një firme që shfrytëzonte kromin në Kalimash.

Njoftimi i policisë:

Kukës/Informacion paraprak

Rreth orës 06:30, në Kalimash, shtetasi S. L., 37 vjeç, duke drejtuar një automjet trajler të ngarkuar me krom, dyshohet se për shkak të një manovre të gabuar, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe si pasojë automjeti ka rënë nga një lartësi.

Për shkak të dëmtimeve, shtetasi S. L. ka humbur jetën në vendngjarje.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Lini një Përgjigje