VIDEO/ Shqiptari kapet me 1 milion euro kokainë në makinë, punonte për organizatat kriminale në Itali

30 Korrik 2024, 10:13Kronika TEMA
VIDEO/ Shqiptari kapet me 1 milion euro kokainë në makinë,

Policia italiane ka sekuestruar rreth 11 kilogramë kokaine në makinën e një shtetasi shqiptar.

Operacioni i Guardia Di Financa u zhvillua në zonën e Napolit, në autostradën Santa Maria Capua Vetere.


Nga këqyrja e automjetit të dyshuar u zbuluan 10 pako droge për një total prej 11.793 kg, të fshehura në ndarje në pjesën e pasme të bagazhit dhe në kroskotin qendrore të automjetit.

Korrieri, i kapur në flagrancë për kryerjen e një krimi, u arrestua për trafik droge dhe u dërgua me burgun Napoli – Poggioreale.

Lënda narkotike, nëse do të hidhej në treg, do t’u kishte sjellë organizatave kriminale një fitim të paligjshëm prej mbi një milion euro.

.

1 Komente

  1. S
    Sunitet nuk behen njerez, lloji i kafshes.....

    Emrin e arabit.....

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje