Hidhet lëndë plasëse në tarracën e një lokali në Velipojë, detajet e para

30 Korrik 2024, 09:06Kronika TEMA
Hidhet lëndë plasëse në tarracën e një lokali

Rreth orës 03:45 të mëngjesit të kësaj të marte në fshatin “Rrjoll”, Velipojë, në taracën e lokalit të Andis Danaj, 35 vjeç, është hedhur një sasi e vogël lëndë plasëse.

Sipas informacioneve nga shpërthimi ka pasur vetëm dëme materiale.

''Rreth orës 03:45, në fshatin “Rrjoll”, Velipojë, në taracën e lokalit të shtetasit A. D., 35 vjeç, është hedhur një sasi e vogël lëndë plasëse.

Si pasojë ka vetëm dëme të vogla materiale.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon veprimet për sigurimin e provave me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ve'', njoftoi policia.

Lini një Përgjigje