Lëndë plasëse lokalit në Velipojë, flet vëllai i pronarit: Hera e dytë që ndodh. Policia të gjejë autorët

30 Korrik 2024, 11:24Kronika TEMA
Lëndë plasëse lokalit në Velipojë, flet vëllai i

Pamjet që shihni tregojnë dëmet e shkaktuara nga shpërthimi me lëndë plasëse në një lokal në një fshat të Velipojës.

Ngjarja ndodhi rreth orës 03:45, në fshatin “Rrjoll”. Mësohet se në tarracën e lokalit të shtetasit Andis Danaj, 35 vjeç, është hedhur një sasi e vogël lëndë plasëse.

Siç shihet nga pamjet e siguruara nga shpërthimi janë shkaktuar dëme materiale.

“Nga ora 3 e natës ka marrë vëllai në telefon dhe më tha; hajde shpejt se kanë hedhur lëndë plasëse në lokal. Është hera e dytë që ndodh. Që në herën e dytë, vëllai rri këtu dhe ruan objektin.

Siç shihet dhe në pamje, ka pasur dëme materiale. Nuk kemi konflikte, Unë jam emigrant prej 10 vitesh në Gjermani, jam me nënshtetësi gjermane. E kam parë të arsyeshme që të bëja një investim në vendin tim.

Nuk e di se pse ndodhi. Të vinë, të sulmojnë, pa i pasur kurrë kujt borxh, nuk e di. Policia të merret seriozisht me çështjen, se është hera e dytë. Duhet të gjenden autorët”, tha vëllai i pronarit të lokalit, Kristian Preka.

1 Komente

  1. p
    pilo Lala

    Policise do ja tregosh ti kush jane autoret, se keni hesape te vjetra droge. Ata qe vune tritolin, kane nje aresye me lokalin tuaj. Kur ti tregosh emrat, policia i ndjek.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje