Një aksident i trefishtë ka ndodhur në aksin nacional Korçë-Ersekë, në afërsi të fshatit Kamenicë.
Raportohet se fillimisht janë përplasur dy mjete dhe më pas është përfshirë edhe një mjet i tretë, duke shkaktuar dëmtime për njërin prej shoferëve që ishin të përfshirë në ngjarje.
Aktualisht, policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
Lini një Përgjigje