VIDEO/ Shpërndante drogë në Durrës, arrestohet në flagrancë 24-vjeçari

11 Janar 2025, 10:55Kronika TEMA
VIDEO/ Shpërndante drogë në Durrës, arrestohet në

Erald Koliqi është arrestuar në flagrancë nga policia e Durrësit, pasi shpërndante drogë në lagjet e qytetit të Durrësit.

Gjatë kontrollit, blutë i gjetën të riut një sasi lënde narkotike kanabis të ndarë në doza gati për shitje.

Njoftimi i Policisë:

Vijojnë operacionet e njëpasnjëshme për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve

Finalizohet nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve i DVP Durrës, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponjat”, operacioni policor i koduar “Neighborhood”.

Arrestohet në flagrancë 24-vjeçari, që shpërndante drogë në lagjet e qytetit të Durrësit.

Sekuestrohen dhjetra doza me lëndë narkotike gati për shitje

Si rezultat i informacioneve  të marra në rrugë operative, për një tjetër  rast të shitjes së lëndëve narkotike në lagjet e qytetit të Durrësit,  Sektori për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponjat”, në kuadër të operacionit policor të koduar “Neighborhood”, arrestuan në flagrancë shtetasin E. K., 24 vjeç, banues në Durrës.

Gjatë kontrollit shërbimet e Policisë i gjetën këtij shtetasi një sasi lënde narkotike kanabis të ndarë në doza gati për shtije. Lënda narkotike dhe dy aparate celular u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

1 Komente

  1. t
    tetovari2

    Mos tallni k.....me popullin duke i kapur shpërndarësit e imtë kohë pas kohë për të lënë ndenjën se jeni vigjilentë pa pushim!Shkoni kapni GROSISTËT që tregtojnë me qindra kilogramë,gjarpërit duhet shtypur kokën nëse keni guxim dhe natyrisht leje prej bos-it!

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje