Tashmë janë mësuar emrat e pesë personave të shpallur në kërkim në lidhje me ngjarjen në Astir.
Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, raporton emrat e pesë të kërkuarve.
Siç bëhet me dije nga burime të sigurta, ata janë shtetasit Skerdi Sina, Ogert Alia, Joni Sadikaj, Arnold Jaho dhe Anduel Alia.
Nga ana tjetër janë pyetur tre vajza, midis tyre edhe 21-vjeçarja, e cila pretendon se është mbyllur me forcë në banesë.
Midis të rinjve që kanë festuar ka qenë dhe një avokate, e cila ka treguar detaje mbi festën ku u përdor alkool e dyshohet edhe kokainë.
“Shoqja humbi vetëdijen nga alkooli”, mësohet se ka thënë avokatja.
Policia e Tiranës me urdhër të Prokurorisë ka shpallur në kërkim pesë persona të dyshuar për ngjarjen e Astirit ku një 20-vjeçare e mbyllur në banesë alarmoi forcat speciale.
Pesë djemtë janë shpallur në kërkim pasi u identifikuan nga kamerat e pallatit.
Të rinjtë janë nga qyteti i Vlorës dhe janë persona me probleme penale, ata dyshohet se e kanë sjellë kokainën me të cilën është festuar një natë para ngjarjes.
Gjurmët e tyre jane gjetur edhe në armët pistoletë me silenciator.
Po ashtu, është kryer akt ekspertizë gjatë mbrëmjes në trupin e 21-vjeçares por paraprakisht thuhet se nuk ka shenja dhune.
E reja kishte lidhje me njërin nga djemtë për të cilin babai nuk ishte dakord dhe sipas kamerave ka shkuar në banesën e marrë me qira ku edhe qëndronin zakonisht.
Oficerët dyshojnë se për shkak të gjendjes së saj nën ndikimin e alkoolit dhe drogës ” miqtë” duhet ta kenë mbyllur në banesë dhe nuk përjashtohet mundësia që ndaj tyre të ngrihet akuza edhe për heqje të paligjshme të lirisë.
JA ME NE fUNDE NA DOLI NJE Vajze e "Ndershme"..qe alarmoj Policine....se e "Kishin" Mbyllur ne shtepi me "Zore"..keta Cunat??????????? 1-Nje Pyetje per Bukuroshen:Mos valle nuk ishe Dakorde me Pazarin e Pallimit????? TE ME Falin mbase edhe e kame keqkuptuar??
Djemt te gjithe me emra dhe te shpallur ne kerkim, po gocat, pse pa emra dhe nuk i shpallni ne kerkim.
TE GJITH ,,,ME ALI E ME SAMI ,ME ABDYL E ME KADRI ,,,,