"Krijoi kartelin e parë shqiptar, u martua me mbesën e gjeneralit brenda burgut" - Klodiana Lala shpjegon Dritan Rexhepin

10 Janar 2025, 09:37Kronika TEMA
"Krijoi kartelin e parë shqiptar, u martua me mbesën e gjeneralit

Klodiana Lala, e ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit", ka folur për Dritan Rexhepin, të ekstraduar nga Turqia në vendin tonë, personi që krijoi kartelin e parë shqiptar të drogës.  

Lala bëri një përshkrim të aktivitetit kriminal të Rexhepit. 

"Kam qenë pjesëmarrëse në një bursë ekselence me një gazetar britanik dhe kemi skeduar disa grupe të trafikut të drogs. Grupi i parë shqiptar ishte ai i Franc dhe Hajdar Çopja, më pas grupi i Erion Alibejt dhe na rezultonte edhe grupi i Suel Çelës me pjesë përbërëse. U shtrimë në Shkodër, Vlorë dhe Durrës. Në atë kohë, interesi shumë i shtuar dhe finalja e investigimit ishte Dritan Rexhepi, në të gjithë burimet që kontaktuam, mësoave për herë të parë se kishte krijuar familje duke qenë brenda burgut në Ekuardor, me mbesën e një gjenerali në Ekuador. Kishte arritur të lirohej me kusht dhe u arratis. 

Çfarë na rezultonte? Ishte i pari shqiptar që arriti të krijojë kartelin kriminal, Kompania Belo, nga nisja deri në shpërndarjen e fundit të gramit të kokainës. Trafiku i kokainës ka disa segmente. Për shkak të lidhjeve të fuqishme në Ekuador me kartele atje, por edhe në Kolumbi, Kosta Rika, Peru, arriti të krijojë kartelin e parë me shqiptarë. Në Shqipëri është i pari vrasës me pagesë i skeduar. Vrau për llogari të Shkëlqim Hatës dhe vrau oficerin e policisë.  U akuzua edhe për vrasjen e Arben Kecit por nuk u provua. Në Shqipëri kjo ka qenë ngjarja e vetme e gjykuar dhe i dënuar. 

Pas arratisjes nga Ekuadori, autoritetet shqiptare patën informacion se kishte hyrë klandestin në Shqipëri dhe kishte mbrojtjen e një grupi të fuqishëm kriminal. Dyshohet se ka urdhëruar të paktën dy atentate mafioze në Vlorë.

Ka një detaj interesant pë këtë, është i pari që filloi pastrimin e parave, me skemën më brilante për kohën. Ai gjente persona të pambrojtur, që kishin probleme me ligjin, biznese të vegjël, përshembull kasapë, berberhane, u dërgonte njerëzve në Ekuador, shuma parash deri në 5 mijë euro, 20 vjet përpara. Këto para financonin blerjen e drogës, i shumëfishoi dhe mendohet se ka miliona euro.

Ngjarja e fundit është rrëmbimi dhe zhdukja e Jan Prengës. Një prej vëllezërve të Jan Prengës kishte grabitur një sasi të madhe droge dhe Dritan Rexhepi brenda tre orësh ka arritur të gjejë kontakt në burg të sigurisë së lartë në Britaninë e Madhe dhe ti kërkonte vëllait tjetër të Jan Prengës, kthimin e drogës. U kthye një pjesë e drogës dhe parave por Jan Prenga nuk u kthye, u masakrua dhe e zhdukën, nuk është gjetur. Dritan Rexhepi i tha familjes emrat e personave që e kishin rrëmbyer dhe vrarë.

Nesër do të dalë për herë të parë para drejtësisë shqiptare", tha Lala. 

8 Komente

  1. K
    Klodi lele

    Ahh Pa, pa, pa Me 5 mije beri kartelen e droges ????????dhe barrinjete e fshatit tend mund te fusin me shume leke ne kartel

    Përgjigjjuni
    1. M
      Mara emigrante ne Itali

      O milet degjoni dhe mbani vesh , gazetarja l'ala si tellalli i Shqiperise ,o surrat l'esistenza mos dil me se na e shpife .

      Përgjigjjuni
      1. '
        '''

        Ti o turikale dhe pishen ti kishe mbajtur sdo dije kaq shume infomacion jo se the ndonje gje me vlere. Eshte e frikshme se kujt i jepet hapesire ne media dhe niveli i injorances.

        Përgjigjjuni
      2. k
        km

        Sa mire i paska studiuar hallkat dhe menyrat e funksionimit te kartelit te droges kjo gazetarja investigative?Tamam sikur te jete llogaritare e kartelit.Po attentati te shtepia e babit tend ne oren dy te nates,mos valle eshte bere nga ky Dritani,per te kamufluar dhe mbuluar rolin tend si shefe e llogarise se ndermarrjes " Dritani Rexhepi?

        Përgjigjjuni
        1. F
          Fdhataret e nikles gangstera e vrases

          U ben te gjithe fshataret dru me pre mazllema,rexhep,hajdar sali,gangstera te famshem qe po pushtojne boten dhe martohen me te bukrat sinjorina bija te kapterave e gjeneraleve,viva djerokracia,albanija dhe salija

          Përgjigjjuni
          1. K
            King Rexhepi

            Menyre si punonte rexhepi 50-50 e bente ate kartel me vete.Ne nje kontenier 50% ishte e Rexhepit 50% e kartelit ekuadorian .Ky ishte suksesi i tij qarkullo mallin e karteleve dhe ji korrekt me pagesat.Ky eshtr i vetmi burre qe kam pre deri tani.Te tjeret golaxhinj intrigant bythqira 20 000 eurosh.

            Përgjigjjuni
          2. T
            Taipi

            PO. SA. SHUME. DIKE. DHE. TI MOJ. VAJZE PO TE. ISHE. E. BUKUR. DO. TE. BESOJA.

            Përgjigjjuni
            1. S
              S

              DHE REXHEP DHE OSMAN I RI ,,,

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje