Detaje nga ngjarja në Astir: Vajza gjendet e vetme dhe në gjendje të rënduar psikologjike! Në apartament u gjetën armë

9 Janar 2025, 14:44Kronika TEMA
Detaje nga ngjarja në Astir: Vajza gjendet e vetme dhe në gjendje

Forcat Renea kanë mundur të hyjnë në banesën e vajzës në Astir, e cila kërkoi ndihmën e policisë pasi pretendonte se ishte dhunuar nga disa persona.

Raportohet se vajza është gjetur e vetme në banesë dhe është në gjendje të rënduar psikologjike.

Forcat RENEA u detyruan të zbresin me litar nga tarraca për të hyrë në apartamentin nga ku erdhi telefonata alarmuese. RENEA në katin e tetë të banesës ka gjetur 2 pistoleta.

Ka dyshime se në banesë ka pasur persona të tjerë, por se mund të jenë larguar, kur ka ardhur policia për ndihmë. Edhe banorët kanë thënë se kanë dëgjuar të shtëna armësh.

Sakakq, babai ka thënë se vajza e tij është marrë peng.

Banesa është marrë me qira nga persona të tjerë, që dyshohet se kanë qenë në apartament.

1 Komente

  1. p
    pilo Lala

    Policia e ka ngritur kulturen dhe seriozitetin ne pune. Nga keto veprime duket profesionalizmi i Policise. Kete aftesi e tregoi edhe me zbardhjen brenda 48 oreve te vrasjes ne Shkoder. Nje epoke e re ka filluar me emerimin e Drejtorit te Pergjithshem te Policise, dhe Drejtoret e Qarqeve, duket po i kushtohet rendesi njerezve kompetente, jo partiak.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje