Tragjedia e dy motrave shqiptare në Itali, flet kunati: E mbijetuara është zgjuar nga koma, dikush tjetër i ka shtyrë

9 Janar 2025, 13:42Kronika TEMA
Tragjedia e dy motrave shqiptare në Itali, flet kunati: E mbijetuara

Dalin detaje të reja nga tragjedia e dy motrave shqiptare në Genova të Italisë, që ranë nga kati i katërt i pallatit. Fatkeqësisht nga rënia ka mbetur e vdekur njëra prej tyre, 32 vjeç, ndërsa motra tjetër ndodhet në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.

Kunati i dy motrave ka treguar në emisionin "Me Zemër të Hapur" në News 24 më shumë mbi shkaqet dhe rrethanat e veprimit të dy motrave teksa janë ngritur dhe dyshime se nuk janë vetëhedhur, por mund të ketë qenë dikush tjetër që i ka shtyrë.

Ka qenë motra e cila tashmë ka ndërruar jetë, e cila ka patur probleme të vazhdueshme me bashkëshortin e saj dukeqenë se ishin dhe në proces divorci. Problemi kryesor ka qenë kujdestaria e fëmijëve dhe pasi bashkëshorti i viktimës ka dalë nga burgu, ka marrë fëmijët dhe më pas nuk e ka lejuar atë që t’i shikojë apo kontaktojë.

Sipas raportimeve paraprake dyshohet se 32 vjeçarja, viktima, ka tentuar të hidhet nga parvazi i dritares së apartamentit dhe më pas ka shkruar motra tjetër për ta shpëtuar por kanë rënë të dyja poshtë.

Kunati i dy motrave tha se pasi e plagosura është zgjuar nga koma, ka thënë se dikush i ka hedhur nga dritarja, por kjo deklaratë nuk është marrë parasysh nga policia italiane pasi ajo është akoma nën efektin e ilaçeve.

“Fatkeqësi ajo që  ndodhi. Lajmin e morëm vesh nga të afërmit. Unë jam kunati,  nusja ime i ka motra. Ne jetojmë në Shqipëri. Baxhanaku është i lirë, ka dalë nga burgu. Dhe gjithë problem këtu ka qenë. Vajza ka mbajtur fëmijët. Kur ai doli nga burgu ka kërkuar që të shkojnë për disa ditë fëmijët te ai. Ajo ja çonte gjithmonë fëmijët që të çmallej me ta.

Pasi kanë shkuar aty ata i kanë izolu fëmijë, ata se linin të fliste me kamera të paktën. Dhe aty duket se nisi çdo gjë. Se me datë 10 kanë pasur gjyqin se kush do të merrte kujdestarinë dhe këtu ka qenë ideja që fëmijët t’i mbante nëna dhe ajo ka qenë vajzë parimore e hekurt në atë kuptimin. Për këtë arsye shkoi motra e vetë atje që të ndihmonte, se ajo ka katër fëmijë.

Pastaj ky i ka izoluar fëmijët s’i nxirrte as në kamer as në telefon. Ajo u bë merak, shkoi në polici dhe bëri denoncim. Policia i ka thënë fëmijët janë mirë thjesht prit ditën që do i sjellin.

Ata nuk ia çuan fëmijët në ditën që ajo e priste. E motra që është në koma sot është përmend, shyqyr zotit e ka kaluar rrezikun për jetën. Kur është përmen fjalët e para që ka përmen kanë qenë për motrën normalisht ajo s’di gjë se ka ndërruar jetë.  Ajo ka thënë se ne na hodhën dhe nuk e mori policia si deklaratë ngaqë është nën efektin e narkozës.

Gjithë problemi është te ditët e fundit, sepse i ati ka pas ca lidhje kshu, ca rrjete ku di unë dhe ka ndryshuar si njeri për disa muajsh. Unë më shumë këtu i kam qendruar pranë vjehrrit këtu në Shqipëri, ai nuk e ka marrë vesh lajmin“, tha i afërmi i motrave.

 

 

 

3 Komente

  1. B
    Besimi

    Shume i dydhimte kjo ndodhi.Pasi edhe sikur ta kishin bere me fjale,ndoshta e dyta qe kishte radhen do kishte hezituar.Ndaj e mundeshme eshte qe dikush ti kete hedhur te dyja nga dritarja.

    Përgjigjjuni
    1. a
      anti25642654censurë

      beso,lexoje njëherë dhe do ta kuptosh se nuk kanë bërë gjë me fjalë!!në lajm thuhet"Sipas raportimeve paraprake dyshohet se 32 vjeçarja, viktima, ka tentuar të hidhet nga parvazi i dritares së apartamentit dhe më pas ka shkruar motra tjetër për ta shpëtuar por kanë rënë të dyja poshtë."-supozohet se nëna e fëmijëve ka dashur të bëjë vetvrasje dhe se e motra është përpjekur ta mbajë!!për pasojë është tërhequr nga pesha e trupit!!kjo ka mundësi të ndodhë,nuk është e pamundëshme!!në një situatë të tillë nuk mendon "po e lëshoj se më rrezikohet jeta",dhe e mban deri në fund!!thënjet e kunatit,përforcojnë mundësinë e një momenti të rënduar psiqik të nënës së fëmijve!!përmëndja e komunikimit me fëmijët gjat periudhës së vizitës tek i jati,telefon kamera e video,ndoshta tregon një pasiguri të nënës së tyre që mund të jetë shtuar me kalimin e kohës!!e mira është të presim se çfarë do të nxjerrin kur tezja e fëmijëve të jetë në gjëndje për të folur,dhe kur ta pyesin si duhet!!

      Përgjigjjuni
    2. S
      Shporreni nga UT

      Turp për shtetin shqiptar. Një super e pasur me korrupsion, në hetim nga drejtësia, e sanksionuar për korrupsion, në një listë turpi ndërkombëtare, vazhdon e edukon magjistratë dhe juristët e rinj në universitetin e drejtësisë

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje